Hamsik e Cavani mbetet në Napoli

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka bërë të ditur se dyshja e yjeve Marek Hamsik dhe Edinson Cavani kanë vazhduar kontratat e tyre me klubin.
Hamsik konsiderohet si njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë dhe vazhdimisht është spekuluar me largim nga San Paolo, njësoj sikurse Cavani i cili vazhdon të jetë objektiv i klubeve të mëdha përfshirë Manchester Cityn e Chelsean.
Por, De Laurentiis ka konfirmuar se ata të dy kanë vazhduar qëndrimin në klub. “Hamsik dhe Cavani kanë vazhduar kontratat e tyre, ata do të mbeten me ne” tha De Laurentiis për Studio Sport XXL.