E ardhmja e Evropës në dorë të francezëve
28/05/2005 Nesër vota e Francës për projektin e Kushtetutës evropiane
PO ose JO, kjo është çështja. Nesër francezët do të shprehen me referendum për projektin e kushtetutës evropiane. Deri dje sondazhet nxjerrin jo-në fituese.
Nesër francezët do të votojnë për projektin e kushtetutës evropiane dhe akoma askush nuk mund të thotë qartë dhe prerë se votuesit francezë do t’i thonë po ose jo këtij dokumenti shumë të rëndësishëm për mirëfunksionimin e Unionit Evropian. Të enjten në darkë, kreu i shtetit francez, Zhak Shirak, i është drejtuar popullit francez duke i kërkuar një votë pranimi për projektin. "Evropa do të jetë e para vetëm kur të jetë e bashkuar", deklaroi ai në televizionin francez, duke shtuar se "kjo kushtetutë e sjell Evropën më afër me qytetarët e saj". Ai premtoi se, pas çdo rezultati të së dielës, do të ketë ndryshime thelbësore, duke lënë të kuptohet se priten ndryshime të thella në qeverinë franceze.
Frika që ka pushtuar ata që kanë vite që kontribuojnë për Evropën dhe që në Francë janë shumë, është mëse e pranishme në arenën e debatit politik francez. Sondazhet e fundit japin pa shumë ndryshime atë që kanë nxjerrë si konkluzion gjatë muajit të fundit. Dhe në 90 për qind të sondazheve të bëra publike ka një avantazh të ndjeshëm vota kundërshtuese për projektin. Mobilizimi i politikës që është pro dokumentit në javët e fundit nuk ka sjellë shumë ndryshim. Por, ekipi i opotimistëve beson akoma te vota e atyre që janë të pavendosur për zgjedhjen e tyre dhe që përbëjnë rreth 30 për qind të popullsisë. Edhe ndërhyrja e Shirakut të enjten në darkë, është cilësuar si shumë e vonuar nga klasa politike franceze, e cila po përballet me një realitet të vështirë.
Debati i javëve të fundit ka qenë vërtet i ashpër, një debat që ka kohë që francezët nuk e kanë shikuar. Një debat i një demokracie të madhe, pasi deri edhe pikat dhe presjet e projektit të kushtetutës janë shikuar me lupë e debatuar deri në detaje. E majta është e ndarë, si rrallë ndonjëherë në qëndrimin e vet. Ndërsa e djathta është në pozicionet e veta të mëparshme, pasi vetëm ekstremistët e Le Penit dhe nacionalistët janë kundërshtarë të projektit.
Ajo që u ka marrë shumë kohë mbrojtësve të projektit dhe atyre që janë kundër në këtë debat, është nëse po votohet për Evropën, apo për modelin e Evropës që duan francezët. Dhe debati ka rikoshetuar shumë herë në problemt e brendshme të Francës dhe që vlerësohet se do të ketë një ndikim të madh në votën e së dielës. Një problem tjetër që ka hapur shumë debat dhe ashpërsi në konfliktin politik për po ose jo ishte ai anëtarësimit të Turqisë dhe hapjes se negociatave me këtë vend, parashikuar për në vjeshtën e ardhshme. Edhe ky është një problem i brendshëm i politikës franceze, që rikthehet në një problem evropian. Kjo pasi kundërshtarët e një hyrje të Turqisë në Evropë janë më së shumti me banim në Francë.
Plani B, nëse kriza arrin, pra nëse hidhet poshtë projekti, nuk ekziston, tha para pak ditësh kreu i komisionit që ka hartuar projektin, ish-presidenti i Francës, Valeri Giscard d‘Estaign, duke shpuar një tullumbace e duke barazuar shpërthimin e saj me atë të idesë se një pjesë të së majtës që deklaron se do të këtë një mundësi rinegocimi për projektin e kushtetutës. U la qartë të kuptohet se, nëse francezët i thonë jo tekstit nuk do të ketë një rinisje të debatit për rindërtimin e projektit, pasi ka pesë vjet që kanë zgjatur negociatat.
Deri tani janë 10 vende që i kanë thënë po projektit dhe është radha e Francës, ku siguria se një projekt i tillë do të kalojë është në minorancë. Menjëherë pas Francës është Holanda që do të votojë me referendum dhe nëse në Francë i thuhet jo kushtetutës evropiane do të ketë të tjerë pas saj që do të bëjnë të njëjtën gjë. Dhe në fushatën franceze nuk kanë marrë pjesë vetem politikanët francezë, por edhe ata të vendeve të tjera të Unionit. Kujtojmë këtu ndërhyrjen e Shrederit apo Zapateros, tek u bënin thirrje qytetarëve francezë që të miratojnë projektin.
Shumë politologë evropianë e kanë vlerësuar vendimin e Shirakut për ta miratuar në referendum projektin në vendin e tij si një gabim strategjik, pasi problemet e brendshme ekonomike dhe sociale të vendit do të ndikonin në vendimin përfundimtar të votuesve. Ata ngulnin këmbë se votimi në parlament, ashtu siç e kanë bërë shumica e vendeve evropiane do të kishte qenë zgjidhja më e mirë.
Nëse francezët i thonë jo projektit është e sigurtë se një krizë e madhe politike do të mbështjellë Francën, por edhe të gjithë Evropën. Një krizë, e cila mendohet se do t’i hajë Evropës edhe 10 vjet të tjera në rrugën e saj për konsolidim. Franca do të jetë shumë më e dobësuar në raportet me vendet e tjera, nëse jo-ja fiton. Gjithçka e nisur do të vonohet.