E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pas aksidentit, dërgohet në Itali 25-vjeçarja

28/05/2005  Ambasada italiane ndihmon mësuesen e anglishtes

VLORE - Është kthyer në traditë që qytetarë vlonjatë me sëmundje të ndryshme të rënda, që nuk gjejnë shërim në spitalet shqiptare të kenë asistencën e konsullatës italiane në Vlorë, e cila në mjaft raste ka marrë pacientë shqiptarë dhe i ka kuruar në klinikat italiane më të specializuara.

Kështu ka ndodhur edhe me mësuesen e anglishtes në fshatin Novosel, Daniela Luci, 25 vjeçe. Mësuesja ka pësuar një aksident të rëndë automobilistik dhe ka pësuar thyerja të legenit, fraktura të shumta si dhe një hemorragji të madhe, që ende nuk kuptohet nga mjekët se nga vjen.

“Sapo marin vesh për rastin, pohoi konsulli italian në Vlorë, Lorenco Tomasoni, vendosëm mjekët ushtarak të forcave në Vlorë të cilët kanë dhënë asitenëcn e tyre drejt pacientes në fjalë. Duke parë që gjëndja e mëseueses ka qenë tejet e rëndë, menduam që ndofta kurimi në klinikat italiane që janë të specilizuara do të jetë pozitive, për jetën e mësueses së anglishtes.

Dje ambasadori Italian Januci ka bërë një vizitë në spitalin e Vlorës për të parë nga afër gjendjen e mësueses. Pas një konsulte të shkurtër me mjekët e spitalit, ambasadori tha se, “do të presim deri të hënë gjëndjen e mësueses dhe të hënën besojmë që Daniela do të shkojë në një nga klinikat e rajonit të Puljas në Bari, ku edhe do të marrë gjithë ndihmën e duhur mjekësore”.

Disa muaj më parë në një rast analog, një vogëlueshe vlonjate vetëm 10 vjeçe ka marrë rrugën për në spitalin e Barit me procedura mjaft të shpejta dhe falë ndihmës së konsullatës italiane vajza shpëtoi nga vdekja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›