E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lë teserën, PS sulmon kreun e PBDNJ

28/05/2005  Një ish-anëtar i Partisë Socialiste është pre e dhunës së simpatizantëve të kësaj partie pasi ka ndërruar teserën e PS-së me atë të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lipe të Përmetit, kur shtetasi Janaq Toto, pasi ka dorëzuar teserën e PS-së, është regjistruar si anëtar u PBDNJ-së, duke u bërë dhe kreu i kësaj partie në komunën e Petranit. Krerët e degës së PBDNJ-së së Përmetit e kanë dënuar këtë akt, duke e konsideruar në të drejtë demokratike të çdo qytetari të bëjë zgjedhjet e veta politike dhe partiake. Në përgjithësi, Përmeti është një qytet ku fushatat elektorale kanë kaluar pa incidente dhe ky është konsideruar një rast i pazakontë për banorët e zonës. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, PBDNJ ka deklaruar se do të kandidojë më vete në 100 zonat elektorale, pavarësisht se në këto katër vjet ka qenë në koalicion qeverisës me Partinë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›