E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nano: Pse vendosëm "Mbro të Ardhmen"

28/05/2005  Në një intervistë për një televizion privat kryetari i PS-sëka shpjeguar sloganin e PS “Mbro të ardhmen” . Sipas tij ky përcaktim "do të thotë që ne arritëm ta normalizojmë Shqipërinë e 97-ës, besoj se të gjithë këtë e kanë të gjallë në kujtesë, shteti ishte rrënuar, ekonomia u zhduk, njerëzit humbën kursimet e jetës, shtëpitë dhe mjaft jetë të afërmish, shteti, me pjesën e tij të fortë, ushtri, SHIK, polici, goditi dhe civilë. Ne normalizuam Shqipërinë në periudhën 1997-2001, rindërtuam institucionet, rivendosëm ekuilibrin makroekonomik, rikthyem njerëzit në punë, crrënjosëm piramidat dhe parazitizmin, vendosem ne funksionim shërbimet e shtetit ligjor nga SHISH deri tek Gjykatat, prokuroria, policia e shtetit, të cilat sot funksionojnë me ligje të standarteve europiane dhe jashtë trysnisë së politikës. Më pas nisëm ciklin e reformave dinamike, të cilat na kanë sjellë kaq afër Europës në mandatin 2001-2005. Për pasojë shteti, shoqëria, ekonomia e tregut, sistemet e drejtësisë, shërbimet publike, reformat themelore, përfshi dhe decentralizimin, sistemet e lëvizjes së lirë, janë maturuar këto 8 vjet. Ato duhen mbrojtur, duhen konsoliduar dhe duhen bërë akoma më produktive, duke e vënë shtetin akoma më mirë në shërbim të qytetarëve në të ardhmen. Kështu mbrohet e ardhmja duke ndërtuar, duke financuar reformat, duke sjellë standarte të Bashkimit Europian në të gjitha komunitetet, duke forcuar autoritetin e ligjit, duke mbrojtur, mbajtur dhe rritur këto ritme të rritjes së qëndrueshme prej mbi 6 përqind në vit, duke forcuar lidhjen me qarkullimin ekonomik, midis buxhetit, autoriteve vendore që kanë të ardhurat e tyre fiskale, sipërmarrësve, bankave, donatorëve, agjencive vendase dhe ndërkombëtare të zhvillimit, në kuadrin e strategjisë së qarqeve dhe të projekteve që hartojnë bashkitë e komunat. E ardhma afrohet duke mbyllur ciklin e reformave të integrimit të plotë të Shqipërisë në BE".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›