"Përballë Ahmetajt berisha ka vënë Lulin e Vocërr"

28/05/2005 Edi Rama nis turin elektoral për Partinë Socialiste
Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, ka prezantuar dje kandidatin për deputet të Partisë Socialiste për zonën elektorale numër 33, Arben Ahmetaj. Duke ironizuar rivalin e Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, përballë Ahemtaj në këtë zonë, Rama është shprehur se opozita shqiptare ka vënë përballë Arbenit, Lulin e vockël dhe ne do ta mundim atë pa problem. “Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka zgjedhur të kandidojë përballë një këngëtari, ndërkohë që në zonën 33 ka vënë përballë mikut tonë Arbenit, Lulin e vockël”, tha Rama. Në këtë mënyrë, Rama e ka cilësuar kandidimin e Bashës si një lypje të mjerë që ai po i bën shqiptarëve për të ardhur në pushtet. I ftuari më kryesor, kryebashkiaku Rama u shpreh se investimet fillestare në problemet kyçe në kryeqytet tashmë do të kalojnë në investime në çdo rrugicë dhe çdo bllok pallatesh. Ky proces, sipas tij, do të jetë më i realizueshëm në sajë të aftësisë dhe përkushtimit që do të ketë Arben Ahmetaj në parlamentin e ardhshëm. Për ministrin aktual të Financave, Arben Malaj, kandidati i PS-së, në zonën 33, është që tani i shpallur deputet. Vet Ahmetaj prezantoi me radhë disa nga miqtë më të mirë të tij për të folur para simpatizantëve. Ai e ka cilësuar Malajn “a”-në e abetares së tij politike. Mes të ftuarve të tjerë morën fjalën edhe futbollisti i Tiranës, Devi Muka dhe aktori Lazer Filipi. Në fjalën e tij, Ahmetaj ka vënë në dukje premtimet e tij, gjithashtu edhe faktin se opozita ka filluar t'i trembet sloganit “Mbro të ardhmen”.