E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sondazhi, PD e e para PS e dyta

28/05/2005  Majft e Gallup përfundojnë zondazhin paraprak të zgjedhjeve të financuar nga Britania dhe Hollanda

Nis studimi i 1400 pyetësore, të marrë në familje të ndryshme në qytete e fshatra

"MJAFT" në bashkëpunim Gallup International kanë paraqitur sondazhet paraprake për zgjedhjet parlamentare të kësaj vere. Burimet kanë bërë të ditur se nga 1400 pyetësorë, Partia Demokratike ka dalë më e vlerësuara, e cila pasohet nga Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Republikane etj. Sipas deklaratave zyrtare sondazhi është financuar prej ambasadës britanike dhe ambasadës holandeze. Ndërsa pritet që vetëm në fillim të javës së ardhshme ato të bëhen publike.

Metodologjia

Sipas raportit zyrtar të "MJAFT", metodologjia bazohet në intervistat me person me letër e laps, në vendndodhjen e të intervistuar me probalitet të rastësishëm. Pra, një anëtar i MJAFT paraqitet në një familje të përcaktuar rastësisht për t'u intervistuar, dhe me anë të pyetësorit shkruan dhe përgjigjet. Intervistat janë bërë në rezidenca urbane dhe rurale. MJAFT e Gallup fillimisht vendosin zgjedhjen e një personi për t'u intervistuar brenda familjes, bazuar në grupmosha. Në rast se një person në familje refuzon tre herë të përgjigjet, ai zëvendësohet nga një tjetër. Pyetësori zgjat rreth 20-25 pyetje, me rreth 25 minuta. Raportet do të paraqiten të ndara sipas demografisë. Sondazhet janë kryer në bashkëpunim me Gallup, e cila ka të punësuar 65 persona në kërkime, 28 mbikëqyrës rajonalë dhe 700 intervistues në terren të trajnuar plotësisht.

Deklarata

"Lancimi i sondazheve parazgjedhore ndodh për herë të parë në Shqipëri, dhe ne shpresojmë vërtet që ato të përkojnë edhe me zhvillimin për herë të parë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ne shpresojmë gjithashtu që këto zgjedhje të mos përfshijnë vetëm ditën e votimeve. Është edhe një fushatë e gjatë përpara dhe partitë politike, në sajë edhe të rritjes së ndërgjegjes qytetare, do të duhet të ofrojnë një nivel më të mirë adresimi te publiku", thuhet në deklaratën e dhënë prej "MJAFT". Gjithashtu është bërë e ditur se do të ketë dhe një sondazh të dytë. Në një deklaratë të mëparshme është bërë e ditur se sondazhi i fundit do të paraqitet vetëm pak orë pas mbylljes zyrtare të kutive të votimit. Në të njëjtën formë pritet të veprojnë dhe disa organizata të tjera.

NDI paraqiti sondazhin tri javë më parë

Sipas sondazhit të NDI, të paraqitur më 10 maj, Partia Demokratike ka mbështetjen e 42 për qind të të intervistuarve, Partia Socialiste, 34 për qind, LSI 11 për qind dhe LZHK 4 për qind. Gjithashtu është bërë e ditur se Edi Rama, Rexhep Meidani, Sali Berisha, Bamir Topi, Jozefina Topalli, Fatmir Mediu dhe Ilir Meta ishin figurat politike më të votuara. Rezultatet e këtij sondazhi janë kundërshtuar prej Partisë Socialiste. Madje, PS ka theksuar se në këtë sondazh ka ndikuar kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Gjithsesi, NDI (Instituti Amerikan për Demokraci), ka theksuar se rezultatet janë nxjerrë prej pyetësorëve që janë mbledhur në terren dhe nuk ka pasur presione politike. Në këtë kontekst kundërshtimet e Partisë Socialiste janë cilësuar të pavlera. NDI ka bërë të ditur se do të ketë sondazhe të tjera, ku do të paraqitet vullneti i të pyeturve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›