E Shtunë, 31 Tetor 2026

"E ardhmja e Kosovës nuk duhet të ketë simbolikë urash"

 

Astrid, një studente gjermane që punonte si kameriere në një lokal, në Berlinin Perëndimor (pak metra larg kufirit që kishte ndarë Gjermaninë dhe botën në përgjithësi), kur dëgjoi se do të hapej Muri i Berlinit, mendoi të shërbente pije edhe për ushtarët kufitarë, të cilët nuk kishin ide se çfarë do të ndodhte dhe kësisoj nuk i pranuan pijet. Por, disa orë më vonë, gjermanët mund të kalonin lirshëm në të dyja anët. Dhe ky kalim u shndërrua si formë pelegrinazhi, që grisi "perden e hekurt".

E fillova këtë shkrim, me këtë titull pyetës, me qëllim që të bëj një pyetje tjetër më vonë! Të pakënaqur me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, serbët, në Serbi dhe në Kosovë vijojnë të shfaqin pakënaqësinë.

Shpallja e pavarësisë nënkupton që pavarësia dhe sovraniteti i shtetit tonë, të vlejë për një territor me një sipërfaqe afër njëmbëdhjetëmijë kilometra/katrorë.

Pamja që ne e marrim nga Ura e Ibrit në Mitrovicë, "radikalisht" ndryshon nga domethënia e urave, qëllimi kryesor i të cilave është bashkimi, e jo ndarja. Dikur edhe Ura e Mostarit kishte pamjen e njëjtë me atë të urës mbi lumin Ibër. Ajo, sot, bashkon pjesë të Federatës Boshnjake! Bosnja akoma vazhdon të qëndroj pezull sa i përket zgjedhjes së qëndrueshme dhe përfundimtare të statusit të saj politik. Konstitucionalisht, Bosnja tashti nuk ka një sistem unik kushtetues, sepse sistemi kushtetues i këtij vendi përbëhet nga tri kushtetuta themelore... A do kemi dhe ne një të ardhme të tillë të brishtë?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›