E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Harry Poter", lajmërim në gazetë, për vajzën e ëndrrave

 

SHËNIM I REDAKTORIT: Artikulli i mëposhtëm na është dërguar nga lexuesja jonë gjimnaziste Iris Mihaj dhe është nxjerrë nga një material i botuar në një gazetë britanike. Irisi është një nga drejtueset e një klubi të harri-poteristave shqiptarë i përbërë kryesisht nga bashkëmoshatarë të saj. Artikulli i mëposhtëm tregon për një histori reale "dashurie me shikim të parë" të aktorit që luan Harri Poterin, i famshëm tashmë në gjithë botën.

Duket si skenari i ndonjë filmi, por në fakt gjithçka është e vërtetë. Daniel Radcliffe, i njohur për rolin e magjistarit "Harry Potter", ka vendosur një lajmërim në gazetë për të rigjetur një vajzë me të cilën ka shkëmbyer vetëm vështrime në Australi. Ka mbetur totalisht i shokuar dhe tashmë kërkon ndihmë për ta rigjetur.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një ceremonie të AFI AWARDS (çmim lokal kinematografik) në Australi, ku "magjistari" i famshëm ka parë vajzën misterioze, e cila i ka rrëmbyer zemrën me shikime e më pas është zhdukur pa gjurmë.

"Ishte një vajzë, o Zot, kishte ca sy!... Dhe më shihte sikur nga momenti në moment do më hidhej përsipër", - ka thënë aktori në një gazetë lokale britanike. Më fiksoi me sy përgjatë gjithë natës dhe kur unë vendosa për të bërë hapin e parë dhe t'i kërkoja numrin, u zhduk...".

Radcliffe ka treguar se e kishte kërkuar gjithandej. Kërkova nëpër dhoma për të paktën një orë. Mund të duket patetike, por ia vlente barra qiranë". Aktori britanik (ndodhet në vendin e dytë për të rinjtë më të pasur në Angli) është ankuar gjithmonë në media se njeh vajza që tërhiqen vetëm nga fama dhe nga paratë e tij, por kurrë nga ai vetë si person.

Pavarësisht kësaj, shpreson se do të arrijë të gjejë një ditë vajzën e duhur dhe pse jo, kjo mund të jetë edhe një australiane. Për këtë arsye, "magjistari" Poter ka kërkuar ndihmën e gazetave, për të patur lajm prej vajzës bukuroshe të zhdukur në hiç.

DICITURA: Në foto, aktori i njohur britanikDaniel Radcliffe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›