E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tenderimet online, sërish kanë një "gozhdë" tek nëpunësit"

Në mëmëdhe "qeveria e moshës së internetit" për të luftuar korrupsionin, siç thotë, ka hap on-line tenderimet publike. Pra me internetin nuk ke si korruptohesh, softwareve të tij nuk ka ça me u ba administrata e Salihit që ka bisedue me Bill Gates. Kjo është ideja…

Por më duket nuk është tamam kështu. Që të shfrytëzosh faqen e internetit duhet me u regjistrue, normal asnjë nuk ka kundërshtim, por lejen për ta shfrytëzuar këtë faqe do ta marrësh pasi "Llogaritë do të aktivizohen, pasi të miratohen nga Agjencia e Prokurimit Publik". Pra, edhe këtu nëpunësi e ka lënë një gozhdë që të jesh i varur nga kontakti me të. Unë nuk jam specialist, por hidhni një sy tek http://www.app.gov.al/ep/Registration.aspx dhe gjykoni vetë. Është e nevojshme dhe e domosdoshme që "OK" të mos jetë "elektronik"?

Unë nuk e kuptoj se ç'duhet ndërhyrja e nëpunësit të Saliut për të dhënë "OK"? Ç'mund të bëjë më shumë nëpunësi se software!? Konfrontimi i të dhënave? Pra administrata prapë e ka zhvleftësue edhe internetin si mundësi për të parandaluar korrupsionin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›