E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Skenat nga Himara, dëshmojnë vulgaritet dhe prapambetje"

Respekt për të gjithë ata qytetarë të Himarës që e ndjejnë veten Shqiptarë të vërtetë, sepse Himara është Shqipëri, pavarësisht greqizimit të një pjese dhe çmimit prej 300 euro person që ka caktuar qeveria greke për të blerë dinjitetin dhe identitetin e himariotëve.

Ky çmim ua ka verbuar sytë disave. Janë ata pak, të cilët e kanë shndërruar dinjitetin në një plaçkë tregu që bollanot e blejnë dhe e shesin sa herë që u nevojitet. Drejtues lokalë: Në vend që ta ktheni Himarën një qendër të rëndësishme turistike, nuk bëni gjë tjetër, veçse i njollosni emrin.

Ato skena dhe ato gjeste të shëmtuara që po na demonstroni, nuk tregojnë qytetari e as emancipim, por prapambetje dhe vulgaritet. Unë nuk jam historian, por historinë e vendit tim e di mjaft mirë. Dhe asnjë histori nuk blihet me para. E vërteta zhytet, por nuk mbytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›