E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e Murinjos është te Man. Junajtid

Real Madrid

Zhoze Murinjo konfirmohet si personazhi më i përfolur i futbollit botëror në vitet e fundit. Ende pa shkelur mirë në stolin e Realit të Madridit, trajneri përflitet rreth së ardhmes. Sipas britanikes “Sunday Mirror”, në kontratën e teknikut portugez me klubin “merengue”, ekziston një klauzolë për t’u larguar nga La Liga dhe të kthehet në Premiershipin anglez. “Speciali” pret të prezantohet zyrtarisht në “Santiago Bernabeu”, megjithatë mediat kanë filluar të spekulojnë për lëvizjen e tij të ardhshme. Gazeta shkruante se pas dy vitesh në Madrid, Murinjo mund të prishë kontratën me klubin. Praktikisht duket se luzitani kërkon lavdi edhe me Realin, në pritje që të bëhet pasardhës i Sër Aleks Ferguson te Mançester Junajtid. Ndërkohë, Mou i ka kërkuar presidentit Florentino Perez që të mos bëjë asnjë ofertë financiare për sulmuesin Uejn Runi. Një lëvizje që cilësohet si “tentativë për të mos hapur luftë” me tifozët e “Red Devils”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›