E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spektakël i Brajant, L.A. Lejkërs në finale

NBA

Los Anxhelos Lejkërs kualifikohet për të tretën herë radhazi në finalen e NBA (basketbollit amerikan). Skuadra nga bregu perëndimor ka mposhtur Feniksin me rezultatin 111-103, duke e mbyllur serinë në Konferencën e Perëndimit me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Tashmë ata do të mbrojnë titullin përballë Boston Sëlltiks, skuadër që nga ana e saj mposhti Orlandon. Los Anxhelos synon të fitojë titullin numër 16 dhe protagonisti absolut i skuadrës mbetet Kobi Brajant. Numri 24 i Lejkërs ka dhuruar një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme, duke realizuar 37 pikë në 41 minuta lojë (mes të tjerave ka regjistruar edhe 6 pritje nën tabelë dhe 2 asiste). Një tjetër lojtar që ka shkëlqyer ishte Ron Artest me 25 pikë dhe 4 pritje nën tabelë. Finalja e NBA-së cilësohet si një sfidë ku Los Anxhelos ka shansin të hakmerret për përballjen e vitit 2008, ku Boston doli triumfuese. Kjo është përballja e 11 e Lejkërs dhe Sëlltiks në finale.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›