E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e Skelës në kampionatin turk

Ka prej më shumë se një muaji që i ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet me klubin e tij të fundit në Bundesligë, Energji Kotbuz, i cili ra në Bundesligën 2, por ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij në sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për mesfushorin shqiptar, Ervin Skela, i cili, sipas shtypit gjerman ka marrë një ofertë edhe nga FSV Frankfurt i Bundesligës 2 gjermane. Mësohet se fantazisti shqiptar është kontaktuar nga klubi, i cili i ka bërë një ofertë. Me gjithë xhentilesën për të pranuar të ulet në bisedime, kjo ofertë është refuzuar nga Skela. Këtë e lë të nënkuptohet shkrimi i gazetës "Frankfurter Rundschau", ku citohet se e ardhmja e futbollistit shqiptar duket shumë pranë kalimit të tij në kampionatin turk, nga ku ka marrë një ofertë shumë joshëse (1.5 milionë euro në sezon nga Trabzonspori).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›