E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta Petro Ruci, mjeshtri vlonjat

Petro Ruci, mjeshtri i njohur i futbollit vlonjat, është ndarë nga jeta mëngjesin e së mërkurës në një spital të Athinës. I spikatur si një prej emrave më të shquar të "brezit të artë" të Flamurtarit të viteve ‘80, 51-vjeçari vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Të paharruara kanë qenë paraqitjet e mbrojtësit përballë Republikës Federale Gjermane dhe Irlandës së Veriut, por edhe kundër Barcelonës, Partizanit të Beogradit në kupat e Europës. Në vitet e fundit ai ka drejtuar zyrën e zbulimit të talenteve të FSHF-së në Greqi. I menjëhershëm, ngushëllimi i presidentit të federatës, Armand Duka: "Petro Ruci ka qenë dhe do të mbetet një nga emrat më të shquar të futbollit vlonjat dhe atij shqiptar. Ai do të mbetet gjithmonë një kujtim i paharruar dhe një pikë referimi. Në këto momente të vështira për familjen, shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta, për humbjen e një mjeshtri të lojës dhe të një miku të mirë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›