Empoli nis tratativat për shqiptarin Cani
Edgar Cani duket se brenda pak kohësh do të hedhë një hap të madh në futbollin italian. Pas vetëm një sezoni me Askolin (i dhënë në formë huazimi nga Palermo) në Serinë B, ku ka shkëlqyer, tashmë ai është shndërruar në objekt dëshirash për skuadrat e elitës së futbollit italian. Empoli, i cili një ditë më parë kishte shprehur interesin për të, mësohet se dje ka filluar edhe tratativat për ta marrë në ekip për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë që një tjetër shqiptar në pronësi të Palermos kërkohet në merkato. Ai është portieri Sajmir Ukjani, për të cilin ka shprehur interes klubi i Novaras, i cili militon në Serinë C1. Lajmi është bërë publik nga drejtoi sportiv i kësaj skuadre, Pasquale Sensibile: "Do të diskutoj me Valter Sabatinin. Ujkani edhe pse në moshë të re ka demonstruar se është një portier me perspektivë të madhe".