Vllaznia dhe Dinamo, sot debutimi në Europa League
Vllaznia dhe Dinamo do të fillojnë sot aventurën në Europa League, trofeun që zëvendësoi Kupën UEFA. Dy skuadrat shqiptare luajnë përballë kundërshtarëve në dukje modestë, që janë në kulmin e aktiviteteve sportive, respektivisht kundër irlandezëve të Sligo Rovers dhe finlandezëve të Lahtit
Vllaznia
Nënkampionët e Shqipërisë zbresin në tapetin e "The Showgrounds" (fushat e spektaklit) në Dublin në orën 20:00 të mbrëmjes. Sligo Rovers është një prej ekipeve më të dobëta të kampionatit, madje rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. Problemet e irlandezëve lidhen kryesisht me financat, ndërkohë që trajneri Pol Kuk duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesat për shkak dëmtimesh. Gjithsesi, ai ka bërë të ditur se shpreson në një fitore në takimin e parë, për të qenë më të sigurt drejt kualifikimit në turin e dytë, ku kundërshtari është Radipi i Vjenës. "Ëndërrojmë të kualifikohemi dhe nuk do dorëzohemi lehtësisht", deklaroi tekniku. Më tej, ai e kaloi çështjen edhe në planin financiar, aty ku Sligo duket se është më e ndjeshme: "Kualifikimi na sjell 100 mijë euro përfitime. Për një klub si ne do të thotë të fitosh gjysmën e buxhetit vjetor brenda një nate". Në anën tjetër shkodranët i besojnë eksperiencës së futbollistëve. Trajneri Hasan Lika deklaroi: "U përgatitëm tri javë për këtë sfidë dhe synojmë të marrim rezultat në Irlandë, në mënyrë që ta kemi më të lehtë kualifikimin. Nuk është e lehtë, sepse nuk e njohim kundërshtarin, por besoj se lojtarët me eksperiencë do të jenë vendimtarë". Për Vllazninë, sfida nuk parashikohet e lehtë as nga kompanitë e basteve, të cilat e kuotojnë me 5.0 fitoren e kuqebluve. Triumfi i Sligos dhe barazimi jepen me koeficientët 1.9 dhe 3.5. Përveç "bookmaker"-save, Vllaznia ka marrë një lajm të keq për sfidën me irlandezët edhe nga Fatmir Vata. Sulmuesi veteran përgënjeshtroi klubin, duke bërë të ditur se nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit, më 9 korrik në "Loro Boriçi". "Kam biseduar me presidentin e Vllaznisë, Valter Fushaj, dhe shpreha dëshirën që t‘i ndihmoj në ndeshjet e Europa League, pohoi 37-vjeçari për ‘Express‘, por kjo nuk është e mundur. Nëse luaj me shkodranët, sipas rregullave të UEFA-s, duhet të qëndroj aty deri në janar, ndërsa unë dëshiroj të vazhdoj të luaj në Gjermani".
Dinamo
Blutë e drejtuar nga Shkëlqim Muça luajnë në orën 17:30 përballë Lahtit. Kundërshtarët e Dinamos janë një klub me histori relativisht të re dhe nuk kanë asnjë eksperiencë në kupat e Europës. Rreziku më i madh për 17 herë kampionët e Shqipërisë në "Lahti Stadium" është veterani 38-vjeçar, Jari Litmanen. "Mendoj se kemi kualitetin e duhur për të fituar, pavarësisht se kundërshtari është në formën optimale, sepse aktualisht ka aktivitet", deklaroi Muça. "Do të isha i kënaqur edhe nga një barazim me gola". Gjithsesi, kuotimet e basteve nuk janë në sinkron me parashikimin e teknikut. Fitorja e finlandezëve kuotohet me koeficientin 1.5, barazimi me 4.0, ndërsa për triumfin e dinamovitëve, përfitohet shtatëfishi i shifrës së luajtur.