Kolaudimet false, në gjyq 6 zyrtarët e Transporteve
Armand Bajrami
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjykatë dosjen në ngarkim të 6 zyrtarëve të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor Tiranë. Burime pranë organit të akuzës, konfirmuan depozitimin në gjykatën e kryeqytetit të zyrtarëve të akuzuar për korrupsion dhe për falsifikim gjatë pajisjes me dokumentacion dhe targa të automjeteve të ndryshme. Dosja me të pandehur, Feride Kateshi, Shpresa Marashi, Silvana Memia, Besiana Belli, Daniel Cani dhe Ardian Rushiti ka mbërritur pak ditë më parë në Gjykatën e Tiranës, ndërsa shqyrtimi i saj pritet të nisë javën e parë të muajit shtator, kohë kur do të hidhet në short për t’i përcaktuar gjykatësin që do e shqyrtojë atë. Procedimi penal në ngarkim të zyrtarëve ka nisur në qershor të vitit 2008 pak ditë pasi, Prokuroria për Krimet e Rënda e kishte dërguar dosjen për kompetencë prokurorisë së kryeqytetit. Gjatë hetimit, pasi janë autorizuar me vendime gjykate, organi i akuzës kanë vënë nën përgjim numrat telefonikë të personave të dyshuar si autorë të veprimtarisë së jashtëligjshme. “Nga hetimi ka rezultuar se personat që punojnë në DRSHTRR Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë jashtë kësaj zyre, kanë marrë përfitime të jashtëligjshme për veten e tyre, në sajë të funksioneve publike që kryenin”, thuhej në kërkesë për gjykim të prokurorisë. Po sipas organit të akuzës, “paratë e marra nga punonjësit e DRRSHTRR-së në formë ryshfeti, ishin në këmbim të veprimeve të shpejta dhe në disa raste dhe në këmbime të mbulimit të dokumenteve të falsifikuara në disa raste të tjera, pasi dërgonte porositë, e pandehura Feride Kateshi merrte dokumentet e plotësuara ose targat për këta punonjës, jashtë vendeve të përcaktuara me rregulloren e funksionimit të DSHTRR”. Të pandehurit akuzohen për “korrupsion aktiv dhe pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “falsifikim i dokumenteve”.
Të pandehur
Feride Kateshi
Shpresa Marashi
Silvana Memia
Besiana Belli
Daniel Cani
Ardian Rushiti
pergjimet
Më 8 janar 2008 ora 09:51 me Shpresa Marashi telefonohet nga një preson:
Personi: Vërtetimin e ke të rregullt dhe lekët i ke mrena në dokumente.
Shpresa: Asnji s’më ka dhënë.
P: I ke mrena në dokumente, ja kam dhënë thotë, kontrollo dokumentet.
Sh: E po unë i kam këtu në dorë.
P: Ai thotë i kam fut mrena në dokumenta, bëj i telefon tani se na çmenët, ja kam fut mi tha, tani e mora.
Sh: Po s’ka fut mi lal gjo, unë ja mora vetë letrat dhe s’ka gjo mrena.
P: A tashi, kushtu më thotë, se s’gënjen ai se e njoh unë.
Më 8 janar 2008 ora 09:49, mes dy numrave të mësipërm:
P: Po tridhjetë mijë lekëshin s’ta dha?
Sh: Jo.
P: Thuaj kur të vijë, se t’i jep ai. Se i thashë unë, thuaja atë pjesën e asaj se i them unë ik.
Sh: Hajd.
Më 8 janar 2008 ora 10:08 mes numrave 069xxxx575 dhe 068xxxx998: 1: Urdhëro!
2: Alo, ej, nuk po zej emra, jam atje ai që isha me Nikun, për Zotin ej.
1: Ja futme në tridhjetë, sikur na the ti, po nuk a i ka marrë polici, a sekush i ka marrë se kemi qenë tre veta aty. Për kokën time i kemi fut tridhjetë mijë lek. Ajo thotë s’me kanë ardh gjo ajo goca, ajo gruja.
2: Qyqa...
Më 3 nëntor 2007 ora 11:40 numri 069xxxx575 ka komunikuar me me A.Rushitin:
1: Në punë! Nuk mund të vij të marr unë diçka aty tek ti, jo. Rushiti: Ça duhet?
1: Si ajo që thashë ma sill dhe nuk ma solle.
R: A vallai duhet patjetër sot e?
1: Sot me të mbaronte punë vetë atje tek targat.
R: Ça të them Adi, unë jam i zhyt në punë e kshu që s’i di e kam apo se kam në makinë. Kam frikë mos është në shtëpi.
1: Po shife i herë. Po e ke në makinë, po të vij aty ku je.
Më 8 dhjetor 2007 ora 14:56 mes dy numrave të mësipërm:
1: Hë vëlla, dy copë dua...
R: Mirë, tashi të vi unë atje apo...
1: Po ku t’i jap, unë i dua. Nji e dua sonte patjetër, një e dua për nesër në mëngjes, po është puna që unë ja jap pasdite ndaj do të kur të vi ti marr.
R: Po mirë mo, po i boj tashi unë e po ti sjell atje. Prit ke puna, po ti sjell tashi.
1: Mirë, hajd ,.
Më 25 janar 2008 ora 12:15:
1: Motra, ti do vish i çik pasdite këtu kur të kthehesh nga puna. R: Nuk jam në punë, hë se vi pastaj.
1: E mirë pra.
R: Hajd, hajd.
1: Hajd se desha një ashtu..., siç më ke sjellë.
R: Ça do?
1: Nji nga ato modelet siç solle ti sot në mëngjes me mamin, por jo me fotografi, është pa fotografi.
R: Atë tjetrën e, po e bëj gati e po ta sjell. Po e bëj tashi. Hajd.
1: Rrofsh, rrofsh.
Më 29 janar 2008 ora 14:00
R: Hë!
1: Vëllajo, kur të kesh kohë, kalo çikë këtej nga unë.
R: Atje te ty, tashi e?
1: Kur të kesh kohë thashë unë.
R: Po s’pata kohë.
1: Ej nga ajo që më the ti mua, ma merr një lule ta shikoj.
R: Nga kush?
1: Nga ato që më the atë ditë, 50 lule sa ishin ato 100 copë.
R: E po s’është ai çuni tani m... o burrë, po janë origjinale nuk bohet llaf.
1: Po mirë pra, mjaft, ma sill nji ta shof unë dhe hajd shnet motra ime.
R: Hajd.
1: Edhe hajd të jap diçka.
Më 29.01.2008 ora 17.25:
1: Hë me motra.
R: Ça date t’i vijm kësaj me.
1: Si, ça emri?
R: Ça date?
1: A data! Se di, futi një datë para një muaji.
R: Edhe vendi ku, aty në Milano, ku?
1: Po pra, adresën e ka. Kësaj karajfiles, Tiranë Albenia me R. Tiranë Albenia.
R: Kjo, ku është bërë kjo, ku është bërë?
1: Futja ku të kesh qef, Milano.
R: Milano, ku?
1: Po ku t’dush. Shif aty ke letrat.
R: Ktu ke Kieti, e ke të shkrujtme poshtë, Kieti.
1: Po pra po.
R: Kur ta boj, para dy muajve?
1: Po.
R: Hajd pra
Më 10 janar 2008 ora 12:42 biseda mes Feride Kateshit dhe Daniel Canit
D: Hë ça ke?
F: Si, ça kam?
D: Po ça ke e, se s’dal dot.
F: A po kam pra një kolaudim për të bërë, kam makinën këtu këtu. D:Po thuaji të vijë këtu e të më takojë mua.
F:Ka ngel në dy vene, ta dërgoj?
D: Dergoje.
F: Mirë po e kam shumë shok ta dish, meri ça të kesh mundësi ti, po unë e kam shumë shok.
D: hajde, hajde.
F: Hajd flori.
Më 23 tetor 2008 ora 13:30 e merr Danielin në telefon një persondhe i thotë: “Po të çoj një portobagazh 240, komshi timin”. Në orën 12:00 i njëjti person: “Kushëririn tim me 200 vishnje po ta çoj aty”. Në orën 12:45: “Të prunë 240 jeshil tani”. Me datë 24 tetor 2008 ora 09:48: “Po të çoj një të bukur”.
Më 28 tetor 2008 telefonatë nga një person drejt Daniel Canit: “Po të çoj një dum-dum të bukur”. Në orën 14:16 i njëjti nr: “Po të çoj Arsenin me nji benz”. Më 30 tetor 2008 ora 13:57: “Po të çoj një 190, hajd”.
Më 5 nëntor 2008 ora 09:16 Danielin e merr një person: “Shiko, po sjell një gocë aty, ka për të bërë kolaudim”.
1: “O vëllai, të të çoj kushëririn dhe me ja bo kolaudimin për një vit, se e kam të Mamurrasit”.
D: E ka dhënë urdhër i prerë i komandës gjermane.
1: Po merre i herë ti atë komandën supreme, është puna jote se si merresh, a tash a më vonë, nuk e kam idenë.
Më 15 tetor 2008 Daniel Cani telefonohet nga një person:
1: Hë me Daniel, pse erdhe?
D: Ej, atë benzin që ke aty, ma ngel i çikë.
1: Atë portobagazhin?
D:E.
Më 7 tetor 2008 Danieli komunikon me një person:
D: O Shabe.
2: Hë vëlla!
D: Jepi nji 200 mijë lekësh atij çunit.
2: Sa?
D: Një 200-she, se rregullohemi bashkë nesër.
2: U tha, u bo.
Më 9 tetor 2008 në 14:40 Feride Kateshi merr në telefon Besiana Bellin:
F: Urgjentisht do të vish pak këtu tek mua të jap një palë dokumenta italo-gjermone, po i dua patjetër që të mi bësh.
Më 23 tetor 2008 ora 09:46 Kateshi telefonon Bellin:
F: Tatoshi zemra ime, Tatoshi, me çregjistrim po flas unë me atë që të vin dhe më thuaj ti masa pe shembull sa.
B: Shif e bëj. Ridi i thotë se e sistemoj vetë dhe se nuk është ndonjë bum i madh, volsvagen është.
Më 24 tetor 2008, ora 08:55, Kateshi ka fol me Silvana Memian.
S: Shpirti hajde të marrësh dy zonja.
F: Ku e ka certifikatën banor i lagjes me car ta regjistroj, targimi i ri se më kanë ngel në çantë.
Në orën 08:57 Feridja e merr në telefon përsëri dhe i thotë: “Dritan Kalaja, Ridi jam shoqja e Gazit unë i kam futur dhe unë hiçqë ti s’më ke sjellë vërtetimin e banimit dhe pasaportën”.
Në orën 09:33 Silvana telefonon Feriden dhe i thotë: “Selmanllari ta mora patentën”, dhe merr përgjigje: “Bravo ai ma solli pasaportën”.
S: Bjerë pasaportën njëherë se vërtetimin ja marrim më vonë.
R: Më sill CP shpirt, jepja Admirit.
Në 10:37 Feridja merr në telefon një person dhe e pyet:
F: Emrin e babës si ma ke apo ta vë Kasem?
P: Sinan Hoxha.
Në orën 10:38 Feride merr në telefon Silvën dhe i thotë: “Sinan Hoxha”.
Në orën 14:52 Silvana merr në telefon Feriden:
S: “Atij të ndërrimit të pronësisë në qoftë se do t’i kena ne dorë me i marrë lekë se i ka fals atë regjistrimin.
F: Fotokopjoje ma sill poshtë tani, ... tregoja atij”
S: I kam marrë, i kam në zyrë.
F: Fotokopjoje dhe ma sill poshtë t’i bëjmë një lojë, hajd mo gocë se do ikm në Turqi.
Në orën 15:07 Silvana merr Feriden në tel dhe e pyet:
S: Si tu duk loja dhe sa lekë i mori.
F: Akoma shpirt akoma.
Në orën 15:12
F: Atë ma solli Flori i mora 50 mijë lekë motra
S: Hallall
F: Na duhen se do ikim atje
S:Mirë ja bomë, shumë bukur.
Më datë 27 tetor 2008 ora 09:30 Feridja merr në telefon Silvanën dhe i thotë: “Kur të gjesh kohë hajde dhe 5059 R, ti bëjmë atë kërkesën e targës”.