Obama thyen tjetër rekord, 30 kërcënime në ditë për jetën e tij
Të jesh President i Shteteve të Bashkuara nuk është diçka e lehtë pasi përveç detyrave të rëndësishme, do të duhet të përballesh edhe me kërcënime nga të gjitha anët e globit. Kështu, Presidenti më i përfolur në historinë e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, merr 30 kërcënime për jetën në ditë, duke e rritur në 400 për qind numrin e tyre për një President amerikan, krahasuar edhe me Xhorxh Bushin. Kështu shkruhet në një libër të ri, “Shërbimet sekrete të Presidentit” të Roland Kessler, ku shkruhen prapaskenat e mbrojtjes tradicionale të një presidenti, aktualisht Obamës. Dje Obama mbushi 48 vjeç dhe siguria përreth tij dhe familjes presidenciale është rritur. Sipas së përditshmes britanike “Daily Telegraph”, në të cilën janë publikuar dje pjesë paraprake të librit të Kessler, siguria rreth familjes Obama është rritur shumë pasi janë regjistruar shumë raste që kërkojnë jetën e Presidentit. Disa prej tyre edhe janë publikuar si rasti i një grupi racist nga Tennessee, që synonte të vidhte armë, të vriste 88 njerëz të zinj, të varte 14 të tjerë dhe në fund të vrisnin presidentin e parë me ngjyrë të Shteteve të Bashkuara. Kessler tregon edhe raste të tjera, ku janë përfshirë ekstremistë islamikë. Një grup somalez, “Shabaab” donin të kryenin atentat kundër Obamës gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës prej tij, më 20 janar 2009. Por shërbimet sekrete amerikane thonë se supozimet e Kessler-it nuk janë të vërteta. “Shërbimet sekrete e vlerësuan Z. Kessler si fitues i një shkrimtari që shkruan siç bëjnë shumë të tjerë. Ne kemi marrë pjesë nga intervista dhe kemi përgjigje për pyetjet e tij të shumta. Megjithatë, Z. Kessler zgjodhi të bazojë kritikat e tij mbi agjencinë me burime anonime, dhe shkaku, njohuria dhe eksperienca e vërtetë mbi këtë mbeten të panjohura.