E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në ishull të braktisur për të lënë duhanin

 

Nëse doni vërtet të lini duhanin, mbase duhet të merrni shembull nga një “ekspert” i fushës. Një britanik në pension, i varur nga duhani që në moshën 13-vjeçare, pas më shumë se 40 vitesh vendosi një mënyrë radikale për ta lënë atë. Britaniku vendosi të shkojë për një muaj në një ishull të shkretë në Ebridi, ku nuk ka as rrymë elektrike dhe as ujë të rrjedhshëm. Për të kaluar kohën ai ka marrë me vete 120 libra, e vetmja lidhje me botën reale dhe e vetmja mënyrë që ai ka menduar se mund ta ndihmojë për të hequr dorë nga 30 cigare në ditë. Geoff Spice, një ish-bankier, tani 56 vjeç, do ta kalojë të gjithë gushtin në Sgarabhaigh, një ishull i vogël i Ebridit. Spice e ka pirë cigaren e tij të fundit para se të hipte në anijen që në fundjavë e çoi në ishullin e largët e të braktisur skocez. Dave Hill, që ka marrë përsipër menaxhimin e këtij ishulli si park natyral rreth katër vite më parë, ka deklaruar për BBC-në se “Nëse do të kaloni para ishullit në gusht, bjerini borive të barkave apo anijeve dhe përshëndetni Geoff, por mos u afroni, lënia e duhanit është serioze”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›