U vdes babai, tre jetimë kërkojnë ndihmë për bukë
Tre fëmijë jetimë në fshatin Gurrë në Mat kanë mbetur pa asnjë të ardhur.
BURREL/ ENVER DOÇI
Xhaxhai i tyre kërkon ndihmën e shtetit, pasi gjendja e tyre ekonomike është e rëndë. Të miturit, më i madhi i të cilëve është vetëm 4 vjeç, e kalojnë ditën duke i shkuar mbrapa të ëmës, së cilës i kërkojnë veçse bukë. Gruaja e përvuajtur e Afrim Kadiut nuk di se si do t’i rrisë fëmijët e saj. Babai i tyre ndërroi jetë dy muaj më parë, pasi nuk i rezistoi dot një operacioni për tiroidet. Ai la dy fëmijë fare të vegjël, dhe të tretin që sot është pak javësh, e la në barkun e nënës. Tashmë situata në familjen e jetimëve është rënduar. Të veshur keq, dhe të zbathur, fëmijët rrinë të strukur diku në cepin e dhomës duke ndjekur me sy nënën e tyre, e cila në vaktin e drekës endet nëpër kuzhinë duke menduar se çfarë ushqimi të bëjë për ta. Kjo është panorama e përditshme në këtë familje të varfër, e cila u varfërua akoma më shumë kur babai i shtëpisë iku përgjithmonë. Familjarët e Afrim Kadiut, tashmë kërkojnë ndihmë nga shteti për tre fëmijët e tij jetimë. Edhe sot, familjarët e viktimës, fajësojnë bluzat e bardha për gabime të kryera gjatë operacionit si shkak të vdekjes së Afrim Kadiut. Ata pohojnë se po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike. Vëllai i Afrimit, Shkëlqim Kadiu, pohon se përveç humbjes së babait, nipërit e tij duhet të vuajnë edhe mungesën e të ardhurave për mbijetesë. “Sa kam pasur mundësi e kam bërë vazhdimisht. Ato pak të ardhura që kemi i kam përdorur për 13 pjesëtarët e familjes sonë të madhe. Fëmijët e Afrimit i trajtoj si fëmijët e mi, por hasim plot vështirësi. Rrojmë vetëm me pensionin e babait tonë. Pensioni është 10 mijë lekë. Për çfarë ta përdorim më parë? Fëmijët e vegjël kanë nevoja të shumta dhe ne jemi të detyruar të bëjnë gjithçka për ata”, sqaron Shkëlqimi. Ai i lutet institucioneve shtetërore dhe shoqatave joqeveritare për ndihmë. “Fëmijët po vuajnë për bukën e gojës. Shteti duhet të vërë dorë mbi ta. T’i trajtojë me një pension të veçantë, pasi ky është një rast unik. Janë shumë të vegjël dhe duhen ndihmuar”, shtoi më tej xhaxhai i të miturve, i cili tashmë duhet të ushqejë 13 person në fshatin e thellë të Burrelit.