Shkodër, pritet në fyt e moshuara, mister rrethanat
SHKODER – Një grua e moshuar ka vdekur dje pasi në rrethana ende misterioze ka pësuar prerje në fyt.
Policia bëri të ditur se, 72-vjeçarja, Dake Mrozi, ka vdekur pas hemorragjisë së krijuar nga një e prerë në fyt. Viktima është gjetur në banjën e banesës së saj në Vaun e Dejës, nga njëra prej nuseve të djemve të saj. Ajo ka shkuar në banesën e vjehrrës për t’i dhënë ushqim, por e ka gjetur mes gjakut. Të afërmit e kanë nisur menjëherë 72-vjeçaren për në spitalin e Shkodrës, por humbja e madhe e gjakut bëri që ajo të ndërrojë jetë para së të mbërrinte atje. Sipas burimeve policore, në fytin e të moshuarës ishte një plagë e krijuar nga një thikë. Ndërkohë që mësohet se mbi trupin e saj nuk janë vërejtur shenja dhune. Burimet bënë të ditur se, po hetohet në dy pista në atë të vetëvrasjes dhe në atë të vrasjes. r.d