E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpëtoi burrat, shkon gruaja në burg për hashash

GJIROKASTER – Mori përsipër kultivimin e rrënjëve të kanabisit që i gjeti policia, e tashmë gruaja 57-vjeçare do të vuajë dënimin me 2 vite burg në Bënçë të Tepelenës. 

Policia e Gjirokastrës bëri të ditur se, ka arrestuar në fshatin Humelicë, Arzime Rukon. Prangosja e saj është kryer, pasi në mars të këtij viti ajo ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Gjirokastrës me 2 vjet heqje lirie për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike. Mësohet se 20 ditë më parë organi i akuzës së Gjirokastrës kishte nxjerrë një urdhër ndalimi për të moshuarën, urdhër i cili u ekzekutua ditën e djeshme. Procesi gjyqësor ndaj Rukos ka nisur pas një aksioni antikanabis në korrik të vitit të kaluar, në fshatin Humelicë. Gjatë këtij kontrolli, policia gjeti dhe sekuestroi në bahçen e të moshuarës 40 rrënjë kanabis sativa. Për të mos i arrestuar burrat e shtëpisë, 57-vjeçarja mori fajin përsipër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›