Turi i Edi Ramës nuk më intereson, është çështje e Partisë Socialiste
18/02/2005 Mustafa Muçi, thekson, në intervistën për "Metropol", se LSI ka përgatitur qartë strategjinë për legalizimet
Deputeti i LSI-së, Mustafa Muçi, në një intervistë për "Metropol", thekson se nuk e shqetëson aspak turi që ka nisur kreu i Bashkisë së Tiranës në Shqipëri. Për Muçin, ky tur është çështje e PS-së. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i LSI-së shton se socialistët kanë frikë të marrin masa ndaj qëndrimeve më të fundit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Për të, është i çuditshëm fakti se PBDNJ qeveris në koalicion me PD-në, Pushtetin Vendor dhe qëndron në koalicion me PS në pushtetin qendror, ku ka dhe një ministër.
Kohët e fundit Partia Demokratike dhe qeveria po trumbetojnë problemin e strehimit. Qeveria po nxjer një ligj për banesat publike, ndërsa PD-ja po bën një strategji për strehimin. Po Lëvizja Socialiste për Integrim, ka ndonjë ide apo strategji si mund të zgjidhet kjo çështje?
Çështja e strehimit në Shqipëri gjithmonë është bërë objekt i spekulimeve politike dhe i demagogjisë politike në prag të fushatave elektorale, pasi dihet që plagët e mëdha dhe dramë sociale, në të cilën janë të përfshirë shumë shqiptarë dhe për këtë arsye partitë zgjedhin momentin para zgjedhjeve, këto drama i shohin si vota. Ndërkohë që, kur janë në qeveri apo administrojnë qeverisjen nuk bëjnë asnjë gjë konkrete. Kështu është problemi i Partisë Socialiste, e cila gjatë katër viteve të fundit nuk ka pasur një politikë të qartë lidhur me strehimin, por vazhdimisht kemi dëgjuar që ka strategji pa fund, por nuk kemi parë asnjë rezultat. Ajo që ka mbetur në mendjen e opinionin, janë abuzimet e shumta që janë bërë nga zyrtarë të entit kombëtar të banesave, me disa objekte të ndërtuara me kontribut të shtetit në shërbim të pastrehëve. Shumë raste kanë shkuar deri në ndjekje penale. Edhe nga ana e Partisë Demokratike nuk shoh ndonjë gjë serioze dhe diçka të qartë. Duke iu referuar dhe kohës së qeverisjes së kësaj partie, ky problem nuk merrej fare në konsideratë. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka poziconuar qartë vendin e saj në mbrojtje të shtresave të paprivilegjuara, dmth., shtresave në nevojë ku të pastrehët janë një komunitet dominues i qytetarëve në nevojë. LSI-ja jo vetëm për të pastrehët, por për të gjithë njerëzit në nevojë, të papunët, ushtarakët e liruar pensionistët është në procesin e përgatitjes së një alternative reale, e cila ka mundësi të plota për t'u vënë në zbatim dhe jo thjesht një alternativë për t'u vënë në shërbim të fushatave elektorale. Pozicioni ynë politik, si një e majtë moderne evropiane, e bën pjesë të angazhimit të saj politik mbrojtjen dhe garantimin e të drejatve të shtresave në nevojë të shoqërisë.
Strehimi është i lidhur dhe me çështjen e legalizimit, proces i cili do të regullohet me një metodikë të çmimit të tokës. A duhet që legalizimi të bëhet sipas metodikës së miratuar nga Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave?
Për sa i përket metodikës së hartuar nga Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave e gjithë kjo është një lojë e PS-së, pasi ligji ka përcaktuar se toka truall do të paguhet prej banorëve të ardhur me çmimin e tregut në momentin e legalizimit. Kuvendi i Shqipërisë ka të drejtë të miratojë propozimet e bëra nga KSHKKP-ja, lidhur me mënyrën se si ky komision do të përcaktojë këtë çmim rast pas rasti. Në të gjitha rastet bëhet fjalë vetëm për procedurat se si Komisioni do të nxjerë këtë çmim tregu. Sipas ligjit, vlera që duhet të paguajë secili banor i ardhur në zonat informale është përcaktuar dhe është e barabartë me çmimin e tregut. Në vlerësimin e LSI-së, është e papranueshme, pasi këta banorë janë vendosur në toka bujqësore rreth vitit 1990 dhe i kanë dhënë vlerë kësaj toke. Gjithashtu, LSI-ja ka kërkuar abrogim të ligjit për legalizimet dhe miratimin e një ligji të ri, ku të jenë të përcaktuar qartë se kjo tokë truall do të paguhet me çmimin e kohës në të cilën janë bërë ndërtimet. Propozimi ynë në parlament nuk është marrë në konsideratë nga PS-ja dhe PD-ja. Një gjë e tillë e ka bërë këtë ligj të pazbatueshëm, ka sjellë dështimin në zbatimit të tij dhe sigurisht nuk e zgjidh problemin e legalizimit në vend.
Po koston e kompensimit të pronarëve si do të përballohet?
Nuk ka asnjë kundërvënie mes pretendimit të ish-pronarëve dhe qëndrimit të LSI-së që, legalizimi të bëhet me çmimin e tokës në vitin 1993. Ligji e ka të përcaktuar qartë për kthimin dhe kompensimin e pronave se, nëse toka është e zënë, pronarët kompensohen me toka në bregdet, apo atje ku ka toka të lira, kjo nëse do të shikohet si zgjidhje kompensimi i pronarëve fizikisht apo në vlerë. Vlera, me të cilin do të kompensohen ish-pronarët, është çmimi i tregut. Në këtë kuptim zonat informale konsiderohen zona të zëna. Ashtu sikurse konsiderohet qendra e Tiranës, ku janë vendosur objekte që i shërbejnë publikut, ashtu sikurse konsiderohet sipërfaqe e zënë tokat ku janë ndërtuar të gjitha pallatet e kohës së komunizmit, ashtu siç konsiderohet tokë e zënë toka ku janë ndërtuar stadiume, lulishte etj., ashtu konsiderohet e zënë dhe toka ku janë vendosur banorët e ardhur nga rrethet e ndryshme të vendit në Tiranë, në të ashtuquajturat zona informale. Përderisa kjo tokë konsiderohet e zënë, pronarët do të kompensohen fizikisht me tokë, apo në vlerë me çmimin e tregut. Ky është një proces tërësisht i shkëputur nga procesi i legalizimit. Procesi i legalizimit krijon një marrëdhënie midis pronarit të ri të ndërtesave dhe shtetit. Në këtë mes nuk ka punë më ish-pronari i tokës, pasi për të, këto toka konsiderohen të zëna dhe si të tilla në bazë të legjislacionit aktual nuk i lind asnjë e drejtë. Nuk krijohet asnjë lloj marrëdhënie direkte midis pronarit të ri dhe pronarit të vjetër të tokës. Për këtë të fundit përgjigjja e dhënë në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave është një përgjigje tërësisht e drejtë, e interpretuar në mënyrën e duhur, pasi ky pronar do të kompensohet fizikisht ose me çmimin e tregut dhe kjo nuk ka absolutisht asnjë lidhje me çmimin që do të paguajë pronari i ri i objektit për banesën që do të legalizojë. Ndërkohë është krijuar një rrëmujë totale me qëllim spekulativ. Çdo lekë që merret në Shqipëri konsiderohet se merret nga shteti dhe jo nga një komunitet primitiv. Shteti funksionon në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse. Shqipëria ka një ligj organik, siç është ligji për Buxhetin e Shtetit, i cili përcakton në mënyrë të prerë që çdo gjë që mblidhet në formën e tatimeve, taksave, pagesave për legalizime etj., është pjesë e Buxhetit të Shtetit dhe nuk ka një kompensim të njërës palë për tjetrën. Shteti i mbledh të ardhurat nga legalizimi dhe i bën pjesë të Buxhetit të Shtetit dhe mbi bazën e këtyre një qeveri vendos nëse një pjesë do të shkojë për kompensim të ish-pronarëve, një pjesë do të shkojë për të zgjidhur problemin e të pastrehëve, për emergjencat nga bora etj. etj. Këtu nuk ka asgjë të komplikuar. Çështja është shumë e thjeshtë, këto nuk janë para për ish-pronarët, ose më saktë ish-pronarët nuk kompensohen nga paratë që mblidhen nga legalizimi. Ish-pronarët kompensohen mbi bazën e mundësive që ka Buxheti i Shtetit me të ardhurat që nxjerr nga legalizimi, nga dogana, nga tatimet, nga taksat etj.
Edi Rama po zhvillon një tur takimesh në veri të vendit, si e vlerëson Mustafa Muçi këtë gjë?
Kjo çështje nuk më intereson aspak. Kjo gjë është problem i Partisë Socialiste dhe vetëm ata e dinë se çfarë po ndodh atje.
Kreu i PBDNJ-së ka deklaruar se mund të ketë koalicione me PD-në pas zgjedhjeve. Si e vlerësoni ju këtë këtë lëvizje nga njëri krah në tjetrin?
Pozita e PBDNJ-së është një pozitë e çuditshme. Këtu nuk duhet gjykuar kjo parti apo kryetari i saj, pasi në të gjitha rastet partitë shohin interesat e grupit që përfaqëson, të asaj pjesë të qytetarëve që gjen mbështetjen. Por, ajo që është më e çuditshmja, është pozicioni qesharak i Partisë Socialiste, e cila po tregon dobësinë e madhe të saj në qeverisjen e vendit gjatë këtyre katër viteve. Situata reflektohet më qartë në debatin e hapur mes PS-së dhe PBDNJ-së, duke u kthyer pak në kohë, pasi nuk është e sotme tema e një aleance të mundshme mes PBDNJ-së dhe PD-së. Këto dy parti janë në një aleancë faktike, të kryer dhe të konsumuar, që është aleanca për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në vitin 2003, konkretisht në bashkinë e Himarës. Pra, nuk është rasti i parë që PD dhe PBDNJ-ja lëshojnë mesazhe nga të dy krahët që janë gati për një bashkëpunim. Ajo që është e rëndësishme në këtë çështje është e drejta e PBDNJ-së për të zgjedhur aleatët e saj dhe në këtë pikë nuk kam asnjë lloj qëndrimi kritik ndaj kësaj partie. E përsëris, është për t'u theksuar pozita qesharake e PS-së, e cila ka një ministër në qeveri të PBDNJ-së megjithëse ka një koalicion fantazëm, që quhet "Aleanca për Integrim", nuk arrin dot të reagojë ndaj qëndrimeve të tilla, të cilat që nga momenti që marrin karakter zyrtar në kufijtë e një alenace. PD-PBDNJ nënkupton se nuk ka më alenacë mes PS-së dhe PBDNJ-së. Duke mos pasur aleancë, PBDNJ-ja nuk mund të ketë ministër në qeveri. Absurditeti qëndron në faktin që PS-ja i njeh të gjitha këto dhe është në pamundësi për të vepruar sepse, nëse PS-ja humbet dhe dy votat e PBDNJ-së, nuk ka më mazhorancën për të qeverisur vendin. PBDNJ-ja qeveris pushtetin lokal me PD-në dhe Pushtetin Qendror me PS-në.
Në cilën fazë është LSI-ja për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë?
LSI-ja e ka përcaktuar qartë në statutin dhe programin e saj se si do të veprohet për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë. Partia është e organizuar sipas parimeve të partive moderne evropiane dhe do të jetë një parti elektorale, e cila po ngrihet mbi bazën e Komiteteve Drejtues, të cilat zgjidhen në bazë të parimit "një anëtar, një votë", ngrihen mbi bazën e zonave zgjedhore. I takon atyre të bëjnë propozimet përkatëse, që administrohen nga strukturat drejtuese qendrore të LSI-së, përkatësisht nga kryesia dhe KDK-ja. Statuti e përcakton qartë se nominimi i kandidaturave e ka vetëm Konventa Kombëtare zgjedhore. Të gjitha këto faza janë në proces e sipër. Ky mekanizëm trajtohet në mënyrë demokratike, duke marrë në konsideratë kërkesat e elektoratit për të pasur deputetë përfaqësuesit më dinjitozë.
A do të kandidojë Muçi në zgjedhjet e përgjithshme?
Sigurisht që do të kandidoj dhe sfida ime do të jetë sërish në zonën time elektorale, të cilën e kam përfaqësuar për katër vjet në parlament. E kam bërë të qartë për votuesit e mi që gjatë këtyre viteve kam pasur shumë pak mundësi për të realizuar të gjitha ato projekte që unë kisha përgatitur me bashkëpunëtorët e mi në vitin 2001 në Berat. Por kjo ka ndodhur për arsye që tashmë dihen. Duke qenë opozitë e vazhdueshme brenda PS-së, qeveria i ka diskriminuar këto zona, por unë jam i bindur se qytetarët e Beratit me maturinë dhe qytetarinë e tyre do të jenë në gjendje të bëjnë diferencën mes alternativës që ne përfaqësojmë siç është perspektiva, shpresa për të integruar sa më shpejt Shqipërinë në BE, përballë alternativave që në vazhdimësi e kanë futur këtë vend me kriza me stanjacon me piramida apo varfëri në rritje apo me alternativa. Që nga viti 2000 deri në 2005 e vetmja gjë që kanë bërë është se kanë bllokuar tërësisht procesin e integrimit evropian të vendit. Për të gjitha këto, ballafaqimi im me elektoratin është i thjeshtë dhe në të njëjtën kohë ky lloj ballafaqimi është i rëndësishëm, sepse shpreh dhe përgjegjësinë time për mënyrën se si kam administruar mandatin në këto katër vjet. Çdo gjë do të jetë shprehje e votës së elektoratit. Me atë zhgënjim që PS-ja u ka dhënë qytetarëve në një nga zonat e cilësuara bastion i socialistëve, jam i bindur që alternativa e LSI-së do të jetë një alternativë fituese.