Në bregdet, asnjë ndërtim mbi tri kate
Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e KRRTRSH-së vendosi që të mos ketë ndërtime mbi tri kate në zonat bregdetare. Kërkesa për ndërtimet në bregdet erdhi fillimisht nga ministri i Turizmit, Ylli Pango, ndërsa Kryeministri Berisha deklaroi se është i vetëdijshëm për batërdinë e ndërtimeve që janë bërë në Golem të Durrësit. Për këtë ai kërkoi që të mos lejohet asnjë ndërtim mbi tri kate në zonat bregdetare. "Ndërtime të tjera duhet të kenë leje të veçanta", u shpreh Berisha. Sipas tij, duhet të ketë kritere edhe për ndërtimet. Të gjitha ato ndërtesa që janë 100 metra larg bregut të detit do të jenë 1-katëshe, pastaj 2-katëshe, 3-katëshe dhe më pas s‘do të ketë më ndërtime mbi këtë masë të përcaktuar nga kryetari i KRRTRSH, Sali Berisha.
Ndërtimet në zonat bregdetare kanë zënë sërish një vend të rëndësishëm në mbledhjen e Këshillit Rregullues të Territorit të Republikës së Shqipërisë.
Tokat bujqësore
Ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, theksoi në mbledhjen e KRRTRSH se ndërtimet në Tiranë kanë prekur tokat bujqësore. Sipas Gjanës, duhet bërë një analizë krahasuese që të mos preken tokat bujqësore. "Vetëm në Tiranë, në 5 studime janë prekur 164 ha tokë bujqësore", tha Gjana, duke kërkuar që toka të preket vetëm atëherë kur s‘ka alternativa të tjera. Kryetari i KRRTRSH theksoi gjithashtu, se duhet kursyer toka bujqësore dhe se ky fenomen është një problem i madh. "Në Tiranë, me qindra ha janë zhdukur", tha Berisha.
Përplasja qeveri-bashki
Mbledhja e parë e KRRTRSH-së për vitin 2009-të ka risjellë përplasjen qeveri-Bashki e Tiranës. Kryeministri Berisha i kërkoi kryebashkiakut Edi Rama të finalizojë planin urbanistik të qytetit, pasi, sipas tij, po kalohet çdo lloj limiti kohor. Kreu i qeverisë vuri në dukje se "disa atribute të këtij institucioni, ligji i ri i urbanistikës ia kalon Këshillit të Ministrave, mbledhjet e të cilit në mënyrë taksative përcaktohen nga Kushtetuta e Shqipërisë që duhet të bëhen të mbyllura". Por, sipas Kryeministrit Berisha "nuk mund të diskutohen çështje të territorit pa praninë e grupeve të interesit, shoqatave dhe aktorëve të tjerë, pasi ky proces dëmtohet". Berisha deklaroi se në ligjin e ri të urbanistikës është kërkuar që të pranishëm në këtë mbledhje të jenë edhe përfaqësues të shoqatave të qeveritarëve vendorë, shoqatave të bashkive, komunave dhe shoqatave të qarqeve. "Kjo e rrit transparencën e këtij forumi, të cilin mendoj që duhet ta mbajmë kështu siç është aktualisht", u shpreh Kryeministri Berisha. Deklaratat e Kryeministrit janë bërë gjatë miratimit të planit rregullues të qytetit të Peqinit.
Berisha ka folur për mënyrën e dhënies së lejeve të ndërtimit duke thënë se dhënia e tyre është thjeshtëzuar shumë, dhe sipas tij merren për 45 ditë. Kryeministri foli dhe për ligjin e ri të urbanistikës, sipas të cilit, përcaktohen qartë rregullat në këtë fushë dhe thjeshtohen procedurat për lejet e ndërtimit.
Reagimi i bashkisë
Drejtuesit e Bashkisë së Tiranës i kanë kujtuar Kryeministrit Sali Berisha se ngatërron procedurat ligjore, kur flet për "vonesa në miratimin e planit rregullues të kryeqytetit". Në një reagim të menjëhershëm, përfaqësuesit zyrtarë të pushtetit vendor kryeqytetas i kanë kujtuar kreut të ekzekutivit se Plani Rregullues është miratuar në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës. Sipas procedurave ligjore, ai duhet të marrë edhe miratimin e këshillit bashkiak dhe vetëm pas këtij hapi, plani rregullues dërgohet në KRRTRSH-në e drejtuar nga Berisha.
KRRTRSH miraton 23 vendime
Mbledhja e parë për vitin 2009 e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë ka thyer çdo rekord, duke miratuar 23 vendime brenda një dite. Koha për fushatë ka ngjeshur punët, ku në qendër të vendimeve të djeshme kanë qenë kryesisht zonat e jugut, por nuk përjashtohet edhe Tirana. Është miratuar dje ndërtimi i një kompleksi tregtar në Kashar, është miratuar plani i rregullimit të Bashkisë Peqin, studimi turistik i plazhit të Divjakës, studimi për ndërtimin e boshtit jugor, në të cilën bëjnë pjesë rruga Lushnjë-Berat.
Bashkia e Tiranës
Berisha ngatërron procedurat për planin rregullues
Drejtuesit e Bashkisë së Tiranës i kanë kujtuar Kryeministrit Sali Berisha se ngatërron procedurat ligjore, kur flet për "vonesa në miratimin e planit rregullues të kryeqytetit". Në një reagim të menjëhershëm, përfaqësuesit zyrtarë të pushtetit vendor kryeqytetas i kanë kujtuar kreut të ekzekutivit se plani rregullues është miratuar në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës. Sipas procedurave ligjore, ai duhet të marrë edhe miratimin e Këshillit Bashkiak dhe vetëm pas këtij hapi plani rregullues dërgohet në KRRTRSH.
Tokat bujqësore
Gjana: Të mos preken tokat bujqësore
Ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, theksoi në mbledhjen e KRRTRSH se ndërtimet në Tiranë kanë prekur tokat bujqësore. Sipas Gjanës, duhet bërë një analizë krahasuese që të mos preken tokat bujqësore. "Vetëm në Tiranë, në 5 studime janë prekur 164 ha tokë bujqësore", tha Gjana, duke kërkuar që toka të preket vetëm atëherë kur s‘ka alternativa të tjera. Kryetari i KRRTRSH theksoi gjithashtu se duhet kursyer toka bujqësore dhe se ky fenomen është një problem i madh. "Në Tiranë, me qindra ha janë zhdukur", tha Berisha.
Boshti jugor
Brenda 2009-ës fillon rruga Tiranë-Berat
Ndërtimi i boshtit jugor është prioriteti i radhës së Kryeministrit Berisha në rast se do të fitojë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2009-ës. Fushata tashmë ka nisur dhe kreu i qeverisë, në mbledhjen e KRRTRSH ka bërë me dije se ka urdhëruar ministrin e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit për ndërtimin e boshtit të jugut. "Do të ndihet rruga më e shkurtër" ishte paralajmërimi i Kryeministrit. Sipas tij, brenda këtij viti do të nisë ndërtimi i boshtit të jugut. "Do të jetë prioritet kryesor për katër vitet që vijnë", u shpreh Berisha duke shtuar se për këtë mision ka ngarkuar posaçërisht ditët e fundit ministrin Olldashi. "Berati me Tiranën do të komunikojë me një rrugë të re", u shpreh Kryeministri gjatë mbledhjes së Këshillit të Rregullimit të Territorit. Ndërtimi i rrugës Lushnjë-Berat është një tjetër segment që hyn në boshtin jugor dhe që kreu i qeverisë pritet ta përdorë si armë të fortë për zonën e jugut në zgjedhjet e qershorit 2009. Sipas premtimit të shefit të ekzekutivit, puna për boshtin jugor do të nisë menjëherë në vitin 2009 dhe do të vazhdojë si prioritet në katër vitet e ardhshme.
Aeroporti
Oketa: Kuçova, me aeroport alternativ
Ministri i Mbrojtjes, hodhi idenë dje në mbledhjen e KRRTRSH që ndërtimet e rrugës Tiranë-Berat të mos prekin aeroportin e Kuçovës, por të përdoret rikonstruksioni i aeroporteve ekzistuese. "Aeroporti i Kuçovës do të zëvendësojë Aeroportin e Rinasit në rastin e emergjencave, kur bie borë, apo është kohë e keqe", u shpreh Oketa. Sipas tij, ish-qyteti Stalin do të ketë një aeroport alternativ në rast emergjence duhet me patjetër që të devijohet Aeroporti i Rinasit. Ideja për të mos bllokuar këtë projekt është përkrahur edhe nga Kryeministri. Ndërkohë, në mbledhjen e radhës KRRTRSH ka miratuar disa projekte, mes të cilave planin turistik të zonës së Divjakës, rikonstruksionin e rrugës Lushnjë-Berat dhe planin rregullues të qytetit të Peqinit.
Një tjetër projekt i miratuar ka qenë dhe ai për gjurmën e rrugës transballkanike dhe lidhjen e saj me rrjetin ekzistues rrugor.