E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Të majtën e ka përfshirë kriza e identitetit

Kryetari i PS91, Petro Koçi, u ndal dje në minibashkinë numër 2 në kryeqytet për të konstatuar degën e partisë. Gjatë takimit me të pranishmit, Koçi foli për krizën e identitetit që ka përfshirë të majtën. Sipas tij, e majta ka humbur dallueshmërinë nga e djathta në sjelljen e saj politike. Ndërsa PS dëshmoi se ka të njëjtin program me PD-në kur bashkëvotoi ndryshimet kushtetuese, Kodin Elektoral, Kodin Penal dhe Ligjin për Prokurorinë. "PS e Ramës nuk përbën alternativë socialiste përballë qeverisjes "Berisha". Dhe nëse ne, do ta braktisnim të majtën në duart e djathta të Edi Ramës, do të bënim një tradhti të pafalshme ndaj socialistëve", tha Koçi. Ai këmbënguli se marrëveshjet e pazaret mes PD-së së vjetër të Berishës dhe PD-së së re të Ramës urojmë të mbeten histori e kufizuar politike e vitit 2008. "Jam optimist se socialistët e vërtetë do ta mundin me vota pazarin Rama-Berisha në kurriz të tyre dhe do fitojnë zgjedhjet!", nënvizoi Koçi. Në lidhje me organizimin e PS91, Petro Koçi, theksoi se "jemi partia që nga pikëpamja statutore njësinë bashkiake në Tiranë e konsideron në rang rrethi".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›