E Shtunë, 31 Tetor 2026

E hëna, afati i fundit për të pritur Xhanin

Dita e hënë do të jetë e fundit, ku edhe përfundon afati i pritjes së presidentit Albert Xhani. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga klubi i të kuqve, të cilët vazhdojnë të mbeten peng i premtimeve të "bosit" të "demave të kuq". Vetëm një javë më parë, Xhani i kishte kërkuar trajnerit Shpëtim Duro dhe lojtarëve të tij që ta prisnin deri të shtunën, por ky afat është shtyrë edhe një herë deri të hënën, duke i dhënë më shumë kohë presidentit të tregohet korrekt. Por, megjithatë, gjasat nuk janë shpresëdhënëse. Presidenti shpresonte në ndonjë vendim pozitiv në lidhje me kërkesën e 12 klubeve për ndryshimin e strukturës së kampionatit, nga 12 në 16 skuadra, por shtyrja e këtij vendimi nga Komiteti Ekzekutiv ka zbehur çdo shpresë për një sforcim domethënës të presidentit të të kuqve. Të hënën pritet që Duro të marrë drejtimin e Besës dhe një pjesë e lojtarëve të largohen nga Partizani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›