E kapin me 20 kg marijuanë në makinë
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 20 kilogramë marijuanë, duke ndaluar edhe personin e dyshuar si transportues i saj. Sipas burimeve zyrtare, në periferi të qytetit, në një automjet u zbulua një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike, të llojit marijuanë. Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka konstatuar në brendësi të tij, një çantë të madhe shpine, të mbushur me pako në formë të rrumbullakët, të mbështjella me letër natriban, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike marijuanë. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, policia e ka identifikuar Vilson Rrushin, 21 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Gjirokastër, i dënuar më parë për vjedhje, dhe e ka arrestuar atë. Bledar Shehu