Makina në Shkumbin, vdesin dy
Një aksidenti automobilistik u regjistrua rreth orës 15.00 të ditës së djeshme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Paulesh. Automjeti me targë italiane AC 254 TC ka dalë nga rruga e ka përfunduar në lumin Shkumbin. Për pasojë kanë gjetur vdekjen, Gëzim Sejko, 57 vjec dhe Fiqiri Kupe, 46 vjec, me banim në Durrës. Automjeti udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Durrësit, por në një nga kthesat e kësaj rruge, pikërisht aty ku autostrada ndodhet ngjitur me lumin Shkumbin, automjeti ka dalë nga rruga, e pasi është rrokullisur disa here, ka rënë brënda në ujrat e lumit. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia, ekspertët dhe grupi hetimor. Për viktimat nuk ka patur asnjë mundësi shpëtimi, pasi ata kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas të dhënave të para, dyshohet se shkak i këtij aksidenti, mendohet të ketë qenë humbja e drejtimit të automjetit. F.S.