E kemi dëgjuar këtë refren ekonomik dhe më parë - në vitin 1997, në Shqipëri
Ndërsa ekonomia amerikane tronditet nën peshën e lakmisë dhe gabimeve të Wall Street-it, ndoshta ka një leksion që duhet mësuar nga eksperienca e Shqipërisë
Jo, vërtet.
Lajmet e fundit më sollën një déjà vu, më kujtuan për kohën që kam kaluar në Shqipëri duke mbuluar rrugëtimin nga një izolim komplet në një kapitalizëm komplet të parregulluar të ekonomisë së tregut.
Ekonomia e këtij vendi të bllokut lindor doli nga shinat dhe u përplas në vitin 1997, si shkak i një serie skemash piramidale të Ponzit.
Të paktën 800.000 shqiptarë futën kursimet e tyre në një ose më shumë skema të tilla, çka në një vend me 3.8 milionë banorë do të thotë se pak a shumë çdo familje ishte brenda. Ata “investuan” rreth 1 miliard dollarë, një shifër befasuese që përbënte 43 për qind të produktit të brendshëm kombëtar.
Tipike skema të Ponzit, një lloj skeme piramidale, investitorë që premtojnë, pamundësi e lartë rikthimi për një periudhë të shkurtër. Funksionoi për pak, me para cash të kthyera nga investitorët e rinj për të parët. Por, kur fondet e investitorëve të rinj në mënyrë të paevitueshme u thanë, e gjithë piramida u rrëzua.
Në Shtetet e Bashkuara, kompanitë e kreditimit të etura për pará të shpejtë, joshnin blerësit naivë të shtëpive me oferta pa pará në dorë, për shtëpi që ata nuk mund t’i përballonin.
Këto kredi të dyshimta më pas copëtoheshin, ripaketoheshin dhe ktheheshin në siguracione, që së bashku me kredinë ishin kthyer në valutën e Wall Street-it.
Edhe pse jo skema tipike të Ponzit, kjo tregti produktive e bankave të investimit në SHBA - e cila ishte e parregulluar - mund të thuhet me ndershmëri se është një kushëri i afërt i tyre. ADN është e njëjta: Ti merr paratë në besueshmëri dhe kush e vret mendjen, nëse siguracionet që po shet ti, nuk vlejnë asgjë.
Në Shqipëri nuk ishte Lehman Brothers ose AIG apo WaMu. Ishte një fallxhore cigane, me emrin Sude, e cila mori më shumë se 100 milionë dollarë përpara se të ndalonte së paguari dividentët.
E më pas ishte dhe VEFA Holding, një fasadë e maskuar e mafies, e cila premtonte të kthente 8 për qind në muaj. VEFA pretendonte se kishte në pronësi hotele, pallate dhe një flotë detare dhe grumbulloi 600 milionë dollarë nga investitorë naivë, përpara se të rrëzohej.
Fola me një person që quhej Murat Ismaili e që kishte një diplomë në ekonomi dhe që kishte hedhur kursimet e tij prej 600 dollarësh në një skemë që parashikonte të trefishonte paratë e tij në tre muaj.
“Edhe Marksi e pranonte se mund të bësh pará nga paratë”, - thotë ish-nëpunësi civil që e kishte mësuar ekonominë gjatë periudhës komuniste.
Por pak javë më vonë, paratë e tij nuk ishin më.
Të tjerë shqiptarë më tregonin se si ata kishin shitur bizneset e vogla dhe kishin bërë në plan që të mos punonin më, për shkak të përfitimeve që do kishin nga këto investime.
“Ne mendonim se kështu funksiononte kapitalizmi”, - thotë njëri.
Për pak kohë, qeveria shqiptare premtoi se do t’i mbështeste këto skema. Ata dolën dhe me një plan shpëtimi, që parashikonte të shtypeshin më shumë pará. Në një debat, që mund të jehojë në Uashington një dekadë më vonë, politikanët shqiptarë premtuan se do të ndëshkonin operatorët “lakmitarë” të skemave piramidale dhe se do të mbronin pasurinë e investitorëve të vegjël.
Por, pas disa javësh, qeveria u rrëzua dhe Shqipëria u zhyt në një anarki të vërtetë përplasjesh mes grupimesh me armë nga më të ndryshmet.
Trazirat shpërthyen në çdo qytet të vendit. Policët lanë uniformat dhe u bashkuan me protestuesit. Ushtria u shkri brenda natës.
Pashë një ditë i tronditur se si një grup fëmijësh duke ulëritur sulmuan ish- pallatin veror të Mbretit Zog, monarkut të fundit shqiptar.
Prindërit e tyre kishin hequr prej aty çdo gjë që mund të hiqej. Kështu që kalamajtë argëtoheshin duke shkatërruar çdo dritare të vilës luksoze në rozë dhe krem, duke hequr punimet e gurit nëpër mure dhe duke i trajtuar abazhurët e dhomës së ballos sikur të ishin piñata.
Një dekadë më vonë, Shqipëria vazhdon të mbetet vendi më i varfër në Evropë dhe më i prapambeturi. Paga mesatare është më pak se 20 dollarë në ditë dhe aktualisht papunësia, ndryshe nga sa thonë zyrtarët, i kalon 30 %.
Kjo nuk do të thotë se anarkia i pret Shtetet e Bashkuara. Amerika sigurisht është ekonomia më e pasur në botë. Liderët tanë të zgjuar do të dinë pa dyshim të na drejtojnë qartësisht larg një gjëje të tillë.
Shpresojmë.