E kemi mirëpritur rikthimin e Rulit dhe Pashkos

25/03/2005 Aleancistët shpjegojnë mungesën e tyre në mitingun e PD-së: Nuk ka ftohje me Berishën
Aleancistët Imami dhe Zogaj kanë hedhur poshtë zërat për një ftohje mes tyre dhe liderit demokrat Sali Berisha pas afrimit të "të larguarve" në PD. Preç Zogaj, deputet i PAD-së, tha dje se askush nuk është larguar nga PD-ja pas afrimit të Gramoz Pashkos dhe Genc Rulit, por e konsideroi këtë veprim si një një hapje të mëtejshme të PD-së. Mungesën e tij në mitingun e PD-së, të organizuar më datë 20 mars në sheshin "Skëndërbej", Zogaj e justifikoi me pjesëmarrjen e tij në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë të organizuar në Venecia, në po atë datë. "Mua më vjen shumë keq që nuk jam ndodhur atë ditë për të shijuar atë festë kaq të bukur, por kam qenë në Ditën Ndërkombëtare të Letërsisë në Venecia, pasi isha i ftuar. Lajmi nuk isha unë dhe mungesa ime, por Gramozi dhe Genci. Të bësh lajm me mungesën nuk ka arsye. Unë jam shumë i kënaqur, sepse miqtë e mi, ish-themeluesit, ishin aty përkrah Berishës dhe lidershipit të PD", tha Zogaj. Ndërkohë, burime në PD shprehen se Arben Imami ka munguar në mitingun e PD-së, për arsye shëndetësore. Të njëjtat burime shprehen se janë këto arsye që kanë bërë që prej një kohe të gjatë Imami t'i largohet disi skenës politike shqiptare dhe për këtë arsye është vënë në dijeni dhe lideri demokrat Berisha. Por, lidhur me rikthimin e figurave politike në PD, është shfaqur skeptik kryetari i PDRn-së, Dashamir Shehi. "PD-ja kërkon të shfaqet si një parti e re, por njerëzit që e drejtojnë janë po ata që kanë qenë. Për sa i përket të rikthyerve, mendoj se kjo është një zgjedhje e tyre. Pasi bënë një xhiro dhe nga pushteti socialist, tashmë kërkojnë karrierën politike që po i mungon nga PD-ja", tha Shehi. Kryetari i reformatorëve të rinovuar është një prej të larguarve nga PD-ja, për shkak të mosmarrëveshjeve me liderin demokrat, Berisha. Pas shpalljes së LZHK, nga Leka Zogu, Shehi u bashkua me këtë lëvizje, nga cila deklaron se nuk do të shkëputet, edhe në rast se PD do t'i bënte të njëjtën ftesë si të tjerëve. "Unë e kam konfirmuar qëndrimin tim në LZHK dhe nuk kam ndërmend të heq dorë nga ky vendim", tha Shehi. Në mitingun e organizuar nga PD-ja më datë 20 mars të "larguarit" Genc Ruli dhe Gramoz Pashko u shfaqën në krah të liderit demokrat Berisha. Mungesa Imamit dhe Zogajt në këtë miting, të bashkuar që prej dy vjetësh me PD-në, u cilësua si një "qejfmbetje" të aleancistëve karshi Berishës, për afrimin e dy prej themeluesve të PD-së në fillimin e viteve '90-të.