Votimet të zhvillohen më 26 qershor
25/03/2005 PD, PR, LZHK dhe PDR letër Presidentit dhe partive të majta për afrimin e datës së zgjedhjeve
Ruçi: "Data e zgjedhjeve nuk vendoset me deklarata partish, është shprehur Kushtetuta"
Kryetarët e Grupeve parlamentare të opozitës kanë rënë dakord që t'i kërkojnë, PS-së dhe Presidentit të Republikës gjetjen e një formule për afrimin e datës së zgjedhjeve. Të djathtët propozojnë që votimet të afrohen një javë nga data e parashikuar nga Kushtetuta. Si datë më të përshtatshme për elektoratin dhe për moscënimin e sezonit turistik, opozita propozon 26 qershorin. Krerët e grupeve parlamentare të PD-së, PR-së, PDR-së, PBL-së dhe LZHK-së, kanë vendosur që në ditët në vijim deklarata e tyre t'u dërgohet zyrtarisht dhe socialistëve së bashku me kërkesën për miratimin e saj. Veç kësaj, në tryezë u hodhën propozime për vendosjen e një date fikse të përhershme për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Kjo kërkon ndryshimin e neneve të Kushtetutës. Gjithsesi, duket se kërkesa e opozitës për afrimin e datës së zgjedhjeve do të hasë në qëndresën e socialistëve. Kryetari i Grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, deklaroi dje se data e zgjedhjeve nuk përcaktohet me deklarata partish, pasi për këtë çështje është shprehur qartë Kushtetuta. Në të thuhet se zgjedhjet zhvillohen nga 60 ditë deri në 30 ditë para përfundimit të mandatit të deputetëve të legjislaturës aktuale.
Tryeza
Duket se iniciativa e ndërmarrë nga PD-ja, për afrimin e datës së zgjedhjeve ka pasur dhe ndikimin e deklaratës së kryetarit të PSD-së, Skënder Gjinushi, i cili vetëm para pak ditësh hodhi idenë se zgjedhjet mund të zhvilloheshin dhe më datë 26 qershor. Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Bamir Topi, tha në fjalën e tij se për afrimin e datës së zgjedhjeve janë shprehur dhe partitë e majta. "Kjo konsultë mbahet në një moment kur jo vetëm nga opozita, por edhe nga eksponentë të ´Koaliconit për Integrim´, me përjashtim të PS-së, janë shprehur për afrimin e datës së zgjedhjeve. Eshtë plotësisht e mundshme, mbi bazën e një vullneti politik që data e zgjedhjeve të afrohet minimalisht një javë", tha Topi. Sipas tij, është i domosdoshëm të shmanget zhvillimi i zgjedhjeve në ditët e nxehta të verës, pasi numri i votuesve pakësohet për shkak të pushimeve. Në të njëjtën linjë me Topin, u shprehën edhe krerët e grupeve të tjera parlamentare të opozitës. Kryetari i PBL-së, Arjan Starova, propozoi që për datën e zgjedhjeve të vendosej një datë fikse. Ai propozoi të dielën e fundit të muajit maj për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, duke kërkuar dhe ndryshimin e nenit të Kushtetutës, që përcakton afatin e përfundimit të mandatit të deputetëve.
PS
Kërkesa e miratuar me konsensus mes partive të opozitës duket se do të hasë në qëndresën e socialistëve. Këta të fundit kanë bërë të ditur se nuk do të pranojnë asnjë ndryshim të datës së zgjedhjeve, përveç afateve të parashikuara në Kushtetutë. Kryetari i Grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, deklaroi dje se data e zgjedhjeve nuk caktohet me deklarata partish, pasi ajo është e dejtë e Presidentit dhe lind nga përcaktimet kushtetuese. "Data e zgjedhjeve nuk vendoset me deklarata partish. Për këtë çështje është Kushtetuta, ajo që vendos, dhe ajo thotë që zgjedhjet zhvillohen 2 muaj përpara mbarimit të mandatit të parlamentit. Gjithçka është e qartë. Këtij parlamenti i mbaron mandati më datë 3 shtator, dhe data 3 korrik është data kur duhet të zhvillohen zgjedhjet", tha Ruçi.
Bamir Topi
Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Bamir Topi, tha se afrimi i zgjedhjeve nuk bëhet për komoditetin e politikanëve, apo subjekteve politike, por në favor të zgjedhësve dhe zhvillimit sa më të rregullt të votimeve. Sipas tij, zhvillimi i zgjedhjeve më 3 korrik është e papërshtatshme jo vetëm për shkak të pushimeve, por edhe për shkak të mungesës së infrastrukturës. "Nuk bëhet fjalë për komoditetin e politikanëve apo të subjekteve politike, apo qoftë dhe të njerëzve që do të kandidojnë dhe strukturave poltike që do t'i mbështesin, bëhet fjalë për normalitetin e zgjedhjeve. Duhet t'i japim mundësi votuesit shqiptar që të jetë i pranishëm në qendrën ku ai banon gjatë gjithë vitit. Besoj se edhe ju e keni shprehur këtë pozicion kohë pas kohe. Duke qenë të unifikuar me një zë, duke iu drejtuar jo thjesht mazhorancës, por edhe Presidentit të Republikës, i cili do të bëjë zgjedhjen sipas detyrimit kushtetues, të bëjmë të mundur që minimalisht zgjedhjet të afrohen në muajin qershor", tha Topi.
Arjan Starova
Kryetari i PBL-së, Arjan Starova, në tryezën e opozitës deklaroi se data e zgjedhjeve duhet të jetë fikse dhe e përhershme për zgjedhjet parlamentare. Sipas tij, zbatimi i kësaj formule do të shmangte debatet që krijohen sa herë që afrohen zgjedhjet. Ai kërkoi që si datë zgjedhjesh të caktohet e diela e fundit e muajit maj. Ndërsa në Kushtetutë thuhet se zgjedhjet zhvillohen 60 ditë deri në 30 ditë para përfundimit të mandatit të deputetëve në legjislaturën parlamentare. "Unë propozoj që data e zgjedhjeve të vendoset një herë e mirë. Le të vendosim për një datë të përshtatshme për zhvillimin e tyre, për shembull në maj apo në muajin shtator dhe në këtë mënyrë mbyllim një herë e mirë debatet për këtë çështje", tha Starova. Sipas tij, këtë praktikë e kanë dhe shumë vende të tjera të botës. Vendosja e një date fikse për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, së pari do të kërkonte ndryshimin e neneve të Kushtetutës, që përcaktojnë zhvillimin e zgjedhjeve dy muaj përpara përfundimit të mandatit të parlamentit.
Begeja
Maksim Begeja, kryetar i Grupit parlamentar të LZHK-së, ka kundërshtuar propozimin e hedhur për zhvillimin e zgjedhjeve aktuale më 26 maj. Sipas tij, partitë e kanë të pamundur të përgatiten për garën e kësaj vere në këtë datë. "Mendojmë se është e domosdshme që data të afrohet minimalisht për një javë dhe jo më vonë se data 26 qershor. Qëndrimin e kemi shprehur edhe në parlament, nëpërmjet mbështetjes së amendamentit të PDR-së. Është e qartë se në rast se zgjedhjet do të mbaheshin më datë 3 korrik, kur fillojnë pushimet, pjesëmarrja do të jetë e kufizuar. Kjo do të çonte në një parlament të manipuluar, të cunguar dhe të zgjedhurit e tij nuk do të kishin mbështetjen maksimale të mundshme të elektoratit. Ne mbështesim këtë iniciativë për afrimin e datës së zgjedhjeve. Propozojmë që krahas forcave të djathta ndoshta këtë ftesë, apo kërkesë, t'ua drejtojmë edhe partive të tjera të majta, të cilat janë shprehur për këtë çështje. Kjo da ta zgjeronte spektrin, dhe do ta detyronte Presidentin dhe PS-në të reagonte", tha Begeja.