Gjobë kush s´respekton të drejtat e fëmijëve

25/03/2005 Kuvendi miraton Konventën ndërkombëtare mbi marrëdhëniet në rastet e ndarjeve apo adoptimit
Të divorcuarit të paraqesin garancitë, në rast se duan të takojnë pasardhësin
Kuvendi ka miratuar dje Konventën ndërkombëtare, ku sanksionohen detyrimet që kanë prindërit mbi fëmijën e tyre, si në rastet kur janë të ndarë, ashtu dhe në rastet kur banojnë në shtete të ndryshme. Në rastet e të divorcuarve, prindi që kërkon të mbajë përkohësisht fëmijën duhet të paraqesë një sërë dokumentesh si dhe duhet që të paraqitet rregullisht në një zyrë kompetente. Konventa saktëson detyrimet që kanë persona të tjerë, jashtë familjes, kur kërkojnë adoptimin. Veç të tjerash, drafti parashikon gjoba në rastet kur detyrimet nuk zbatohen, apo kur shkelen të drejtat e fëmijëve. Në rastet e thyerjes së marrëveshjeve, janë zyrat përkatëse të shtetit ku gjendet fëmija, që garantojnë rikthimin e tij te prindi që ka kujdestarinë, apo në familjen ku ka qenë më parë.
Vendimi
Në rastet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në marrëdhëniet në familje organet gjyqësore janë të detyruara që të marrin masa për të siguruar që të dy prindërit të jenë të informuar për rëndësinë e vendosjes së mbajtjes së marrëdhënieve të rregullta më fëmijët e tyre. Gjyqësori merr iniciativa për të nxitur prindërit dhe persona të tjerë që kanë lidhje familjare me fëmijën, për të lidhur marrëdhënie miqësore me fëmijën, sidomos duke përdorur ndërmjetësimin familjar, ose ndonjë formë tjetër për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Në këto raste, në marrëveshje parashikohen detyrimet përkatëse. Para marrjes së një vendimi mbi mosmarrëveshjet në familje, prindërit duhet të sigurohen që kanë informacion të mjaftueshëm me qëllim që të marrin një vendim në favor të interesave të fëmijës. Kur është e nevojshme duhet të marrin informacion shtesë nga organet përkatëse. Megjithatë, në rastet kur prindërit jetojnë në shtete ose në qytete të ndryshme "kur e kërkojnë rrethanat e çështjes, organet gjyqësore në çdo kohë mund të marrin një vendim mbi marrëdhëniet që t'i nënshrohen mbrojtjes dhe garancive për sigurimin e zbatimit të këtij vendimi, që fëmija të kthehet në fund të afatit të marrëdhënies në vendin ku ai ose ajo banonin zakonisht, ose që ai të mos lëvizë në mënyrë të parregullt".
Mbikëqyrja
Pas plotësimit të marrëveshjes, shteti do të jetë monitorues i zbatimit të saj. Mbrojtja dhe garancitë mbi të drejtën e fëmijës përfshijnë "mbikëqyrjen e marrëdhënies me fëmijën; detyrimin për një person që të sigurojë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit të fëmijës dhe, nëse është e nevojshme të çdo personi tetër që e shoqëron fëmijën; një garanci që të depozitohet nga personi, me të cilin fëmija banon rregullisht". Në rastet kur këto dhe pika të tjera të marrëveshjes nuk plotësohen, organet përkatëse do të aplikojnë gjobë mbi personin me të cilin fëmija banon rregullisht. Gjithsesi në të gjitha rastet, si në marrëveshjen e detyrimeve, ashtu dhe në momentet e tjera, "fëmija ka të drejtë të marrë të gjithë informacionin përkatës, të konsultohet dhe të shprehë mendimin e tij. Këtyre mendimeve duhet t'u kushtohet vëmendja e duhur".
Mbrojtja dhe garancitë për rikthimin e fëmijës
Dorëzimi i pasaportave
Garancitë financiare
Barra mbi pasuritë
Detyrimet ose marrëveshjet para gjykatës
Detyrimi i personit që ka marrëdhënie me fëmijen për t'u paraqitur rregullisht me fëmijën para një organi kompetent
Caktimi i kushteve në lidhje me vendin ku do të qëndrojë fëmija
Regjistrimi në ndonjë sistem kombëtar ndërkufitar që të ndalohet largimi nga shteti ku do të jetë fëmija
Garancitë duhet të përcaktohen me shkrim