E kërcënoi burri në telefon, var veten 22-vjeçarja

27/04/2005 Familja e vajzës tërheq trupin për ta varrosur në Pukë. Policia: Rrezik hasmërie
TIRANË- Vetëvarja me litarin në fyt nuk ka munguar sërish në kryeqytetin e Shqipërisë, ku vetëm dy ditë më parë ai numëroi 3 të vetëvrarë. Tragjedive të panumërta për muajt e parë të këtij viti u është shtuar edhe një tjetër rast i hidhur në periferi të Tiranës, ku një vajzë vetëm 22 vjeçe, pasi gërmoi polisterolin (shkumbën e detit) gjeti një hapësirë në një tra, ku lidhi litarin e më pas i dha fund jetës, duke vuajtur e vetme mes tmerrit të vdekjes. Mira Nikolli, lindur në Pukë, e banuese pranë shinave të trenit, në Laprakë është vetëvarur rreth orës 21.30 të ditës së hënë, në shtëpinë e bashkëshortit të saj. Sipas burimeve të Komisariatit numër 3, i cili ka në juridiksionin e tij këtë zonë, mësohet se si shkak i vetësakrifikimit ka shërbyer një telefonatë kërcënuese e burrit të saj, në të cilën përmedeshin fjalë të tipit "do të të vras" etj. Policia saktëson se rreth një orë pas kësaj telefonate, Mira ishte mbyllur në njërën nga dhomat e familjes së varfër, ku gjeti një litar dhe vari veten. Tashmë, bashkëshorti i saj, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, kërkohet për sqarime në komisariatin e policisë, në të cilin ende nuk ka shkuar. Ndërsa njerëzit e afërm të Mirës morën trupin e pajetë të saj, për ta varrosur mesditën e sotme në Pukë.
Pasojat
Vdekja e Mirës, përveç dhimbjes së thellë ka shkaktuar panik dhe frikë te njerëzit e burrit të saj, pasi, sipas burimeve të policisë, ata i tremben një hasmërie të mundshme dhe hakmarrjeje për shkak të rrethanave që e kanë shtyrë 22-vjeçaren në vetësakrifikim. Gjithashtu burimet e policisë sqaruan se disa minuta pas vetëvarjes, në shtëpinë e njerëzve të bashkëshortit të vajzës së vetësakrifikuar kishte rënë heshtje, frikë dhe ankth. Ata druheshin nga hakmarrja, ndërsa u kishin thënë uniformave blu se vajza sillej mirë dhe ishte një nuse e dhënë pas punëve të shtëpisë, ndërsa respektonte nënën e babain e bashkëshortit. Por pikërisht ky i fundit, sipas policisë, ka shkaktuar një gjendje të vështirë në familje, i kushtëzuar së tepërmi nga varfëria e tejskajshme. Çifti edhe pas rreth dy vjetësh martesë nuk ishte gëzuar me një fëmijë, ndërsa mëngjesin e djeshëm, prindërit e vajzës morën trupin e pajetë të saj për ta dërguar në banesën e fundit në vendlindje, ndërsa ende nuk dihen veprimet e mëtejshme të tyre.
Emigranti, dy kokrra fostoksinë pasditen e së shtunës
TIRANË- Dy kokrra fostoksinë në dhomën e mbyllur me dryn dhe jeta e 31-vjeçarit Hekuran Kormani është prerë përgjysmë. Askush në familjen e tij nuk mundej të merrte vesh motivin e vetëhelmimit të njeriut të tyre më të dashur, vetëm dy javë pasi kishte ardhur nga Maqedonia, shtet në të cilin punonte si emigrant prej disa vitesh. Në orët e vona të së shtunës, Kormani ishte mbyllur në dhomën e tij, ku kishte vendosur të kryente sakrifikimin. Dera nuk hapej dhe, pasi u shqye me forcë, të afërmit e gjetën atë të shtrirë përtokë, ndërsa nga goja i dilte shkumë e bardhë. Menjëherë u dërgua në sallën e infektimeve në Spitalin Ushtarak, në të cilin mundi të rezistonte vetëm disa orë. Mjekët e këtij spitali thanë për gazetën se helmi kishte depërtuar thellë në gjak dhe ishte thuajse e pamundur që të shpëtohej jeta e tij. Ndërsa burimet policore bënë të ditur se pas ekspertizës, u konstatua se ky akt mund të jetë stimuluar nga aktiviteti i tij në Maqedoni, sepse jeta e tij në Tiranë ishte normale. Fatmir Kormani, vëllai i madh i Hekuranit, deklaroi dy ditë më parë për gazetën "Metropol" se, Hekurani më parë kishte emigruar në Greqi, ku punonte në ndërtim, i cili ishte zanati i tij. "Para disa vitesh ai emigroi në Maqedoni, pasi kishte gjetur edhe një vend stabël. Shkonte e vinte shpesh. Madje, ne kemi në shtëpi edhe biletën e autobusit që ai kishte prerë për të shkuar sërish aty. Nuk kam çfarë të them më tepër, pasi Hekurani ishte njeri normal, pa çrregullime dhe jemi të befasuar. Policia kreu ekspertizën dhe deri tani nuk kemi gjetur një arsye për një veprim të tillë", thotë Kormani. Kjo familje ka rreth 30 vjet që ka mbërritur në Tiranë nga Dibra. Tre vëllezërit Kormani u vendosën në rrugën "Selaudin Zorba", pranë Fakultetit të Mjekësisë, ku banojnë ende.
Mekanikun e prisnin në dasmë të dielën, var veten me litar
TIRANË- Riti i litarit në qafë dhe karriges aty pranë, tri ditë më parë i ka rënë për short mekanikut Pjetër Kola, 54 vjeç, i cili i dha fund jetës, teksa djali i tij i dytë e priste në dasmë, ku ishte i ftuar. Një fëmijë i vogël, i dërguar nga djali i Kolës për ta lajmëruar, është përballur i pari me pamjet e llahtarshme dhe ka shkuar me vrap në gëzim për të dhënë lajmin e mortit. Tragjedia i përket familjes Kola, me origjinë nga Fushë-Arrëzi i Pukës e me banim në brendësi të ish-uzinës së autotraktorëve, në Shkozë, përkatësisht në ish-sektorin e kovaçanës. Pjetër Kola kishte varur veten me litar rreth mesditës të së dielës, pikërisht në momentin kur nga ana tjetër, diku rreth 40 metra më larg po shtrohej banketi i dasmës, ku ai ishte një ndër të ftuarit kryesorë. Njëri nga djemtë e tij jetonte më tepër jashtë shtetit, ndërsa Pjetri punonte në një ofiçinë aty pranë, bashkë me disa miq të tij. Pjesa tjetër e familjes merrej me biznes të vogël, pasi pranë shtëpisë ata kishin një dyqan të vogël ushqimor. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ekspertë të Mjekësisë Ligjore, të cilët bënë të ditur se vdekja e tij ishte e menjëhershme, pas shtrëngimit të fortë të litarit. Kishte zgjedhur dy momente të gëzueshme për të sjellë në shtëpinë e tij një tragjedi të rëndë. Sipas uniformave blu, bashkëshortja dhe djali i madh i Kolës kishin shkuar në një dasmë në Lezhë, ku ishin të ftuar si familje. Mirëpo, duke qenë se kjo datë përkonte me një dasmë tjetër, në ish-uzinën e autotraktorëve, çifti kishte vendosur që familja të ndahej përgjysmë, me qëllim që të mos mungonte respekti për të dyja familjet që kishin dasmë. Gjithashtu burimet e policisë e kanë mohuar mundësinë e ndonjë anomalie psikike dhe fizike të viktimës.
Anxhelina 22 vjeçe piu helm të hënën mbi varrin e të dashurit
TIRANË- Në orën 15.00 të ditës së hënë, Anxhelina Çepja, u gjet me kokën në një tufë me lule të kuqe, pranë mermerit të varrit të 24-vjeçarit dibran Altin Koçi, që për dy vjet kishte qenë i dashuri i saj. Diku më tutje një letër, mbushur me vargje të thjeshta, ku spikaste ndjenja e thellë e dashurisë. Dhimbja para dy ditësh ishte përhapur kudo pranë "Fabrikës së Tullave" në Kamëz, ku prindërit e vajzës vajtonin humbjen e jetës së saj. Askush nga të afërmit nuk e pranoi lidhjen e Anxhelinës me Altinin dhe aq më tepër faktin që ajo kishte lënë një letër, ndërsa nuk mund të mohohej fakti që një çift pleqsh e gjeti gjysmë të vdekur me kokën mes luleve. Shtëpitë mes vajzës dhe djalit janë 70 metra larg, ndërsa sipas fqinjëve, historia e dashurisë së tyre ishte e sinqertë dhe po të mos ishte sëmundja e diabetit, ata do të përfundonin në lidhje martesore. Sakaq, 22-vjeçarja që u gjet thuajse pa jetë pranë varrit të Altinit, u dërgua me një mjet të rastit, të thirrur nga çifti i pleqve, në sallën e infektivit në Spitalin Ushtarak, ku mjekët u munduan me të gjitha mjetet e mundshme ta risillnin në jetë. Kohët e fundit nuk shiheshin shpesh. E papunë, mes një rrethi farefisnor, diku pranë "Fabrikës së Tullave", vajza, sipas policisë kishte insistuar disa herë të takonte Altinin. Ky i fundit, gjithnjë sipas uniformave blu, nuk pranonte ta takonte, pasi mjekët i kishin dhënë pak shpresa për jetën. "Vajza jonë nuk ka pasur të dashur. Ajo ka pirë helmin për punët e saj. Ne asnjëherë nuk kemi ditur gjë për ndonjë lidhje të mundshme të saj me Altinin. Ne e njihnim atë djalë dhe na erdhi keq që vrau veten, por ai nuk ka lidhje me vajzën". Ky ishte shpjegimi i vetëm dy ditë më parë nga banesa e 22-vjeçares së vetëhelmuar.
Statistikat, mesatarja një i vetëvrarë në 2 ditë
TIRANË- Rreth dy javë më parë u var me shallin e saj inxhinierja 23-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan, kur Blerina Shina, 23 vjeçe, lindur në Burrel e banuese në Tiranë, i ka dhënë fund jetës në dhomën e saj. Askush nga familja nuk kishte dëgjuar gjë nga kjo ngjarje e rëndë, ndërsa ka qenë nëna e saj, ajo që hyri në dhomë, e gjeti vajzën në një gjendje tepër të rëndë, pasi ishte në momentet e fundit të jetës. Ish-studentja e Inxhinierisë Elektronike kishte një vit që kishte mbaruar studimet, kishte lënë një letër para se të vetëvarej. Mes rreshtave të saj shkruhej: "Lamtumirë të gjithëve. Po e vras veten për problemet e mia personale. Familja nuk ka hyrë fare në këtë mes". Esmeralda Cenaj, 13 vjeçe, nga Fieri, e hapi e para këtë cikël, e më pas vogëlushja 11 vjeçe, Johana Rojdho, nga Tirana, për të mbërritur në Mokër të Pogradecit, ku një e mitur ndoqi rastin e tyre, ndërsa sërish në Fier një vogëlush, pasi mbeti në fizikë u vetëvar. Ndërsa dy javë më parë, në Linzë, nëna e dy fëmijëve u vetëhelmua me fostoksinë.