Kroacia rinis sot bisedimet për anëtarësimin në BE
Autori i Lajmit: red.
Monitorimi
Pas më shumë se një viti, Kroacia do të rinisë sot bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian
Zagreb - Pas më shumë se një viti, Kroacia do të rinisë sot bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por me shumë pak progres në të gjitha fushat e vështira, të cilat kërkojnë reforma të forta politike dhe ekonomike. Zagrebi do të hapë gjashtë "kapituj" të rinj negociatash dhe do të përfundojë pesë të tjerë, gjatë një konference pranimi në Bruksel, e parashikuar pas pranimit të fqinjes Slloveni, aktualisht anëtare e BE-së për të hequr veton e vendosur dhjetorin e kaluar për shkak të një konflikti të vjetër kufitar mes dy vendeve. Kundërshtimet e Ljubljanës nënkuptojnë se nuk janë zhvilluar bisedime zyrtare që nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Axhenda u hartua me përparësi dhe kjo ka ngjallur optimizmin e republikës ish-jugosllave që mund të përfundojë bisedimet deri në muajin korrik të vitit të ardhshëm. Megjithatë, dy ngjarje këtë javë theksuan nevojën për të ruajtur në gjendje të mirë shpresat për një proces të mundshëm. Bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte mbetet një problem madhor. Kryeprokurori i Gjykatës, Serge Brammertz, i cili ka kërkuar t i dorëzohet një kontigjent dokumentesh ushtarake nga Kroacia, vizitoi këtë javë Zagrebin. Bashkëpunimi i mirë me gjykatën është një kërkesë politike themelore për Kroacinë, që lindi nga lufta për pavarësi në vitin 1991 dhe vëzhgohet rreptësisht nga shtetet anëtare të BE-së, veçanërisht Holanda dhe Britania e Madhe. Një zyrtar i lartë qeveritar deklaroi se Brammertz u largua nga vendi me sinjale pozitive për progres. "Ai deklaroi se ende kërkon një pjesë të dokumenteve tona ushtarake. Kështu që dy prej katër shtetesh të BE-së ende mendojnë se Kroacia nuk duhet të hapë kapitullin gjyqësor të bisedimeve për shkak të vlerësimit të Brammertzit", - u shpreh zyrtari. Kroacia po përpiqet maksimalisht për të bindur Brammertz dhe BE-në se disa prej dokumenteve të kërkuara nuk kanë ekzistuar kurrë, ndërkohë që disa të tjera janë grabitur, për të cilat Zagrebi po punon për zbulimin dhe sjelljen përpara drejtësisë të keqbërësve. "Mendoj se kapitulli juridik mund të zhbllokohet deri në fund të vitit", - shtoi zyrtari.
Ky lajm është publikuar: 02/10/2009