Ku shkojmë?
Artur Zheji
I.
Shpesh e më shpesh ndeshemi me një mur gome.
Muri i gomës, është i trashë, i shurdhët dhe mbi të gjitha elastik, i nginjur me interesa, me një egoizëm të koncentruar dhe të kthen mbrapsht çdo përpjekje të mirë.
E Mira, tashmë vejushë, e tradhtuar dhe vetëm e tradhtueshme në këtë Vend, ka ngelur në një skaj të harruar… me sa duket përgjithmonë. Shqipëria është një vend i vogël dhe po ngjan gjithmonë e më tepër me një kopsht të mbipopulluar zoologjik, ku sporti më i parapëlqyer është shqyerja dhe shpartallimi i njëri-tjetrit. Kush si hienë, kush si krokodil, kush si ari me pëllitje gomari… ngado shihen nofulla të përgjakura me copëra Shqipërie nëpër dhëmbë.
E vogël kjo Shqipëria, por s’paska të mbaruar?!
Nga të hedhësh sytë sheh një vello të pisllëkut moral që ka veshur së brendshmi dhe së jashtmi shpirtin njerëzor dhe mbi pirgje plehu sheh shpesh e më shpesh, ca këndesa që fryjnë gjoks e pupla e çirren deri në dhimbje, për ca gënjeshtra mizerabël, gjithë herë e më mizerabël e më gënjeshtra. Por ja, që ka plot “banka” që i thyejnë këto çeqe me para në dorë. Sepse gënjeshtrat sa më të mëdha aq më pranë fitores të shpien, thonë bankat, e pra, aq më shumë fitime fitorja do të na sjellë.
Dhe i trembur në pafuqinë intelektuale të vuajtjes, pyet shpesh e më shpesh:
“Ku shkojmë?!”
Nuk e kuptojmë se vitet ikin pa kthim? Se Sharra dhe Shishtufina janë aty, aty për të gjithë? Një bërryl pas nesh? Edhe për vrasësin, edhe për të vrarin? Edhe për mashtruesin e hollë, edhe për të mashtruarin e trashë?
Se n’fund t’fundit, negativiteti që thithim kolektivisht nuk e lejon dot as më të pasurin ndër ne dhe as më të pushtetshmin ndër ne, të jetojë dot më mirë sa dhe një pensionist i qetë në rrugët plot tulipanë të një qyteze evropiane të vërtetë? (Tek shkruaj paramendoj Sheweningen-in, një lagje të pastër të Hagës, në Holandën e vogël të tulipanëve, ku kam qenë shpesh për shkak të Gjykatës së Hagës që gjendet aty pranë. Kjo lagje nuk ka asgjë që mund të quhet një bukuri ulëritëse, porse është një kënd parajse për nga pozitiviteti. Të kënaqin syrin edhe pleqtë kokëbardhë që ecin ngadalë duke tërhequr pas karrot e tyre të kujtimeve, me fytyra të qeta dhe me shumë jetë brenda ëndrrave të tyre që nuk janë plakur së bashku me moshën…)
Zoti na ruajt mend e kokës!
Në kopshtin tonë, në këtë zoo park, ku kafshët janë jashtë hekurave dhe ndër hekura janë burgosur me heshtje të detyruar Mendimtarët, ku mend shtypesh nga betonierat çdo herë që rrekesh të kalosh rrugën më këmbë dhe kur mushkëritë, që kanë më shumë çimento dhe pluhur, gulçojnë nga ankthi i jetës së kërcënuar, fytyrat e njerëzve janë ca lëvozhga të gërryera dhimbjeje të pandreqshme dhe frike.
O Zot, ato fytyra që ndeshim përditë dhe në të vërtetë nuk i shohim, të plakura para kohe, të shkarravitura nga rrudhat, pyesin gjithherë dhe gjithkund:
“Ku shkojmë?!”
II.
Trokitja e fushatës së pritme elektorale, është bërë tashmë shungulluese. Tregu i mashtrimeve dhe tregu i rrenave është në orgazëm të plotë. Në orgazëm të plotë është edhe reparti i zanatçinjve që po gatisin për merak mbushjet e topave me fishekzjarrët më të ngjyrshme të rrenave karnevaleske. Janë një repart i heshtur mendjeshiturish, të cilët kanë bërë një marrëveshje mjerane me vdekjen e tyre intelektuale dhe ngrysin ditën apo zbardhin natën, duke paketuar në kutira sardelesh programet e reja politike për ringjalljen e Shqipërisë nga varri. Ata e dinë se sa e ndyrë është puna e tyre, porse marrin ngushëllim kur dëgjojnë mijëra antena e altoparlantë që mbllaçitin përmes gojës së shefit, shkrimet e tyre të stolisura me fjongot dhe spërdredhimet që ky milet i ka shumë qejf.
Janë ca të tjerë akoma, që merren me kozmetikën e kozmetikës. Ata fërkojnë dhe ngjyrosin tërë të çngjyrosurat që rrethojnë shefat dhe mosqeverisjen e tyre. Me penel dhe make up ndër duar, e bëjnë si të gjallë dhe vetë të vdekurin.
Reparti më gazmor është banda gazmore e oborrtarëve orkestër. Ata u fryjnë ca trompave lavdithurëse që të rrëqethin, e u bien ca daulleve me lëkurë të trashë dhe me bumbumet e tyre, u bëjnë jehonë lavdisë legjendare të antinjerëzores që bëhet gati të na qeverisë përsëri.
Hajde ç’vete, kur dalin vetë ata, si i thonë, bobat, kingat e udhëheqjes, dridhet toka dhe t’vyshket shpirti. Sepse mbasi të mbysin t’premtojnë se si dilet nga pusi me litar t’tyre. Ç’komedi për të qarë dhe ç’tragjizëm qesharak. Sa i pasur je o MëmëDhé me të këtilla burbuqe.
Por duhet thënë ndonjëherë: Zoti mos i faltë mëkatarët!
III.
Për kë duhet votuar kësaj radhe?
Dy janë zgjidhjet e mundshme, ose për ata, ose për vete.
Po si votohet për vete?
Duke mos votuar më për ata.
Duke mos votuar për Kastën, por kundër saj.
Kundër Partisë së Punës së Re, që po bashkohet sërish, për të na qeverisur edhe 45 vjet të tjera, përtej të majtës dhe të djathtës, në një të vetme, tashmë si oligarki financiare e gjithëpushtetshme dhe jo si parti e vegjëlisë (pasi që ky varak ka skaduar).