Merkel kërkon reformimin e tregut financiar
Autori i Lajmit: red.
“Ajo që duhet thënë është se qeveria kineze është e vendosur dhe po vepron shumë shpejt për ruajtjen e pasurisë së bujqve dhe dhënien e kredive. Jam e bindur se Kina mund të ndihmojë në stabilizimin e gjendjes ekonmike”
Kancelarja Anxhela Merkel dhe presidenti i Kinës, Hu Jin Tao ranë dakord në Pekin që në samitin e vendeve më të industrializuara dhe vendeve në zhvillim që do të mbahet më 15 nëntor të paraqesin qëndrime të njëjta. Qeveria kineze po përpiqet që të heshtë për mosmarrëveshjet gjermano-kineze. Këtu nuk ndikoi as nderimi në Parlamentin Evropian i disidentit Hu Jia. Presidenti i Kinës, Hu Jin Tao theksoi se Gjermania e kishte ndihmuar shumë vendin e tij pas tërmetit të fundit. “Gjermania është një vend në Evropë, i cili e ka ndihmur Kinën më së shumti pas kësaj katastrofe. Besoj se kjo është një shenjë shumë e qartë e miqësisë së qeverisë gjermane ndaj popullit kinez”, - tha Hu Jin Tao. Për disidentët nuk u fol fare, por kjo nuk do të thotë se kancelarja Merkel do ta anashkalojë këtë temë. “Do të shikoj nëse ka mundësi që në bisedime të preket edhe kjo temë. Kësaj radhe prioritet kishin temat tjera, para së gjithash, kriza financiare dhe pjesëmarrja e Kinës në rregullat e reja. Kina është prekur më pak nga kriza e bankave ndërsa më shumë nga mundësia e dobësimit të ekonomisë. Më së shumti frikë kanë eksportuesit”, - tha ai. Por zonja Merkel i dërgoi sinjale pozitive udhëheqësisë në Pekin. “Ajo që duhet thënë është se qeveria kineze është e vendosur dhe po vepron shumë shpejt për ruajtjen e pasurisë së bujqve dhe dhënien e kredive. Jam e bindur se Kina mund të ndihmojë në stabilizimin e gjendjes ekonmike”, - tha ajo. Turbulencat në tregjet financiare do të jenë tema kryesore edhe në samitin Azi-BE që filloi dje në Pekin. Merkel dhe Hu Jin Tao ishin të një mendimi se kriza mund të tejkalohet vetëm me përgjigje globale, ndër të tjera edhe në samitin e përbashkët në nëntor. “Gjermania dhe Kina kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë në përgatitjen e këtij samiti të 20 vendeve”, - tha zonja Merkel. Kur është fjala për integritetin e Kinës, qeveria dhe populli janë një. Pas takimit me presidentin Hu Jin Tao, kancelarja Merkel bisedoi edhe me intelektualë dhe shkrimtarë, të cilët nuk janë disidentë, por megjithatë kritikë të regjimit, si dhe me profesorin e gazetarisë Çan Zhan.
“Ajo e kishte shumë vështirë ta kuptonte reagimin e ashpër të Kinës pas takimit me Dalai Lamën, sepse Gjermania nuk e mbështet ndarjen e Tibetit. Këtë problem duhet ta zgjidhë vetë Kina. Kancelares Merkel i kemi shpjeguar se në vend debatojmë për shumë çështje kontestuese politike, por kur është fjala për integritetin e Kinës, qeveria dhe populli janë të një mendimi”, - tha Zhan. Ndërkohë që në Samitin Evropë-Azi, ASEM, në kryeqytetin kinez, kancelarja Anxhela Merkel ka propozuar piketat për tejkalimin e krizës financiare dhe vendosjen e rregullit në tregje. Në fjalimin e saj në Pekin, Anxhela Merkel kërkoi kontrolle shumë më të ashpra dhe transparencë në tregjet dhe institucionet financiare. Kontrolli dhe transparenca në veçanti janë të domosdoshme në sektorin e investimeve të rrezikshme. Kancelarja u angazhua që të shkurtohen shpërblimet e manaxherëve për investime në sektorët e rrezikshëm. Ndërkohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet të jetë një lloj kujdestari për stabilitetin e sistemit financiar. Kancelarja gjermane theksoi se vendet në zhvillim si Kina dhe India po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm global, prandaj është e domosdoshme prezenca e tyre në samitin e vendeve më të industrializuara, i cili do të mbahet në nëntor në Uashington.
Ky lajm është publikuar: 25/10/2008