“Çertifikatë pronësie për tokat e 7501”
12/05/2009 Kreu socialist, Rama në Orikum lëshom premtimin e rradhë spër pronarët
Programi i ri PS-së parashikon legalizimin e të gjitha ndërtimeve pa leje
Lidershipi i Partisë Socialiste përmes programit të ri qeverisës premton zgjedhiejn e problemit të pronës private. Kështu, vetë kreu Rama në takimet elektorale për prezantimin e këtij programi është ndalur në Orikum të Vlorës, ku ka shpalosur premtimet e programuara nga PS lidhur me këtë kapitull. Në një bashkëbisedim me qytetarë të zonës, Rama ka preferuar të ndalet në procesin e legalizimeve. Ky proces, sipas tij, u tejzgjat paarsye dhe në mënyrë të paligjshme, duke bërë që të trefishohen problemet e pronësisë. “Çdo pronë që është e lirë do t’i kthehet pronarit, çdo tokë që është marrë me ligjin 7501, do t’i jepet menjeherë me letër dhe vulë pronarëve të saj, që janë ata që e kanë marrë me ligjin 7501. Kjo pasi në dy vjet dialog me njerëzit në mbarë vendin çështjet e pronësisë kanë qenë fenomeni i hasur në çdo cep të Shqipërisë”, vlerësoi Rama, gjatë premtimit të tij për zgjedhjen e kësaj çështje. Sipas tij, PS e ka lajmëruar qysh në krye të herës, që Sali Berisha është pa vizion për zgjidhjen e këtij problem, dhe se është pikërisht kjo cëshjte e pazgjidhur, që kërcënon investimet publike dhe ato private. “Tejzgjatja e paarsyeshme dhe e paligjshme e procesit të legalizimeve, solli si pasojë zënien e mëtejshme të tokave me ndërtime pa leje, që në 4 vitet e fundit janë kanë shtuar akoma më shumë edhe problemet e pronësisë. Ne kemi qenë qysh në krye të herës për legalizimin e të gjitha ndërtimeve pa leje, që janë rezultat i sakrificave e njerëzve të thjeshtë dhe të ndershëm, në një proces transformimi demokratik dhe në mungesë të shtetit”, theksoi Rama. Sipas tij, vizioni i mbrapshtë i Sali Berishës dhe qeverisë së tij, jo vetëm nuk do të sillte sukses në procesin e legalizimeve, por do të nxiste më tutje abuzimin me pronat dhe do të shtonte faturën e shoqërisë. Për këtë arsye, kreu socialist u shpreh i bindur se “me votën e 28 qershorit, ne së bashku do të hapim një faqe të re në historinë tonë të përbashkët, duke filluar nga dhënia e certifikatave të pronësisë, të gjithë atyre shqiptarëve që disponojnë tokën në bazë të ligjit 7501”.
Rama kritika Berishës
Për kreun socialist, Edi Rama e vetmja gjë që ndryshon në këtë vend është pasurimi i një grushti njerëzish në Tiranë, ndërkohë që shumica e popullsisë vuan pasojat e këtij fakti. “Socialistë dhe demokratë në Orikum dhe gjithë Shqipërinë, jeni njësoj pa punë, pa ujë, pa titullin e pronësisë mbi tokën, me të njëjtët pushtetarë të korruptuar në qafë. Jeni njësoj pa rrugën e sigurt për fëmijët tuaj. Këto janë arsyet pse socialistë e demokratë, shqiptare e shqiptarë të ndershëm, duhet të jenë të bashkuar dhe këto janë arsyet pse politika nuk do t’ju bashkojë, në mënyrë që t’ju thotë se Shqipëria po ndryshon, por në fakt ndryshimin ta jetojnë një grusht njerëzish në Tiranë dhe ju të jetoni pasojat e ndryshimit. Kjo politikë duhet të marrë fund!”, vuri në dukje Rama gjatë takimit me banorë të Orikumit. Sipas tij, këto janë zgjedhje mes Shqipërisë që kemi 18 vjet që e jetojmë dhe një Shqipërie që kemi 18 vjet që e presim.
Kodi i Tokës
“Duhet të hapet një epokë e re,e cila duhet të fillojë me dhënien e titujve të pronësisë, për të gjithë bujqit e fermerët, me sigurimin dhe konsolidimin e tokës përmes një Kodi të ri të Tokës, dhe duhet të vazhdojë me krijimin e një aleance strategjike mes bujkut dhe fermerit nga njëra anë dhe shtetit nga ana tjetër. Përmes kësaj aleance ne mund të krijojmë mirëqenie. Do krijojmë Ministrinë e zhvillimit Rural, e cila do të fokusohet tek fshati, e cila do të përqendrojë të gjitha fuqitë tona intelektuale dhe financiare për zhvillimin e tij, dhe që do të jetë në krah të të gjithë bujqve e fermerëve shqiptarë në të gjitha komunat dhe fshatrat e vendit”, qe shprehur Rama.
Premtimi për Bujqësinë
Programi i Partisë Socialiste premton për zgjedhjen e problemeve në sektorin bujqësor së pari shpalljen e minimumit jetik. Kjo do të thotë se ne nuk do të lejohet që të ketë familje shqiptare nën minimumin jetik, duke filluar nga pagesa e papunësisë, që së paku socialistët garantojnë se do ta dyfishojmë. Por për socialistët, varfëria dhe papunësia luftohen duke nxitur punën, duke nxitur prodhimin, duke nxitur integrimin e familjeve që janë në ndihmë ekonomike drejt punës dhe drejt aktivitetit prodhues. Madje, në ndihmë të bijqësisë dhe të bujkut, programi i ri qeverisës parashikon naftë pa akcizë për produktet bujqësore.
Prona private
“Ne kemi qenë qysh në krye të herës për legalizimin e të gjitha ndërtimeve pa leje, që janë rezultat i sakrificave e njerëzve të thjeshtë dhe të ndershëm, në një proces transformimi demokratik dhe në mungesë të shtetit. Çdo pronë që është e lirë do t’i kthehet pronarit, çdo tokë që është marrë me ligjin 7501, do t’i jepet menjeherë me letër dhe vulë pronarëve të saj, që janë ata që e kanë marrë me ligjin 7501. Kjo pasi në dy vjet dialog me njerëzit në mbarë vendin çështjet e pronësisë kanë qenë fenomeni i hasur në çdo cep të Shqipërisë”, vuri në dukje Rama, sa i takon çështjes së pronës.