Policia e Tiranës, 650 mijë lekë për përmbytjet
Solidarizimi
Policia e Tiranës është solidarizuar me të përmbyturit në Shkodër, duke dhuruar një shumë modeste parash për t’u ardhur në ndihmë. Punonjësit e policisë në kryeqytet kanë mbledhur rreth 650 mijë lekë për të përmbyturit dhe ditën e djeshme i kanë derdhur në llogarinë e posaçme. Në një njoftim për shtyp, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë deklaroi se nisur nga përmbytjet e ndodhura në Qarkun e Shkodrës, punonjësit e saj ndërmorën nismën e dhurimit të një shume parash, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të përmbytur. “Kontributi i dhënë në ndihmë të qytetarëve nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë shkon në shumën e 650 000 lekëve, ndihmesë e cila do t’u shërbejë sadopak familjeve për eliminimin e dëmeve të pësuara. Punonjësve të Policisë së Tiranës, në këtë donacion, iu bashkuan edhe shumë organizatave, shoqata dhe biznese të ndryshme, me synim për t’u ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura. Fondi i dhuruar në ndihmë të tyre, do të shkrihet në fondin e posaçëm të emergjencave civile për Qarkun e Shkodrës”, deklaroi Policia e Tiranës.
#