E miraton qeveria, lista e re me rimbursim nis nga 1 korriku
Lista e re e rimbursimit të barnave do të hyjë në fuqi më 1 korrik. Ndryshe nga vitet e tjera, miratimi i saj është shtyrë me disa muaj.
ZIRINA LLAMBRO
Por më në fund qeveria vendosi dhe pak ditë më parë i dha ok skemës së re për këtë vit. Sipas Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor janë shtuar 21 alternativa të reja barnash, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me sëmundjet e diabetit, zemrës, sklerozës multiple si dhe janë zëvendësuar 5 barna me barna të reja. "Futja e këtyre alternativave është pozitive pasi përveçse shtohen medikamente cilësore për pacientët, njëherësh shmangen monopolet e barnave", u shpreh drejtoresha e ISKSH., Elvana Hana. Ajo sqaroi një tjetër ndryshim thelbësor është heqja e disa barnave që nuk prodhohen apo tregtohen më në Shqipëri, për të cilat ka alternativa barnash në listën aktuale te rimbursimit. Në total, lista e barnave të rimbursueshme për vitin 2008 do të përmbajë 373 barna. Pritet që pas miratimit nga qeveria ISKSH të botojë si çdo vit librin e Listës së Barnave të rimbursueshme dhe ta shpërndajë atë në të gjitha farmacitë me kontratë për sigurimet shëndetësore. Nga sa bën me dije ISKSH, në listën e re të rimbursimit janë shtuar disa alternativa barnash mjaft të shtrenjta për të sëmurët me zemër apo për diabetikët, ndaj fondi në dispozicion për ISKSH-në për këtë vit sipas parashikimeve është i pamjaftueshëm. "Për këtë arsye, në vendimin e qeverisë është specifikuar që shtesat e fondit që nevojiten për disa barna të shtrenjta do të vihen në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë në mënyrë që Instituti i Sigurimeve Shëndetësore të mos përballet me borxhe", sqarojnë specialistët. Për listën e barnave të rimbursueshme ISKSH ka në dispozicion fondin prej 4.2 miliardë lekësh. Efekti financiar vjetor për alternativat e barnave të shtuara është 135 milionë lekë.
Lista me bashkëpagesë
Për ISKSH shtrohet nevoja e shtimit të një listë të dytë barnash të rimbursueshme me bashkëpagesë. Por ende nuk janë siguruar fondet, të cilat janë pengesa kryesore për vënien në jetë të saj. Propozimi i ISKSH-së për dy lista barnash me rimbursim është mbështetur edhe nga komisioni i Listës së Barnave të Rimbursueshme pranë Ministrisë së Shëndetësisë. "Kjo listë barnash është hartuar bazuar mbi prioritetet për kategori të veçanta të sëmurësh, siç janë hemofiliket (sëmundje e gjakut) apo të sëmurët me kancer", sqarojnë drejtuesit e institutit. Numri i ilaçeve që pritet të përmbajë kjo skemë e re është 130. Me anë të kësaj skeme të re, pacientit do t'i jepet një mundësi më shumë. Për shembull, aktualisht për sëmundjen X janë në listën e rimbursimit 4 lloje barnash që merren 100% falas nga pensionistët, invalidët dhe përfituesit e tjerë. Ajo që ndodh me listën e re alternative është shtimi i një ilaçi tjetër, i cili bashkëpaguhet në raportin 50% me 50%, ku gjysmën e jep ISKSH-ja dhe gjysmën e jep pacienti. Pra, nëse në listën e parë të rimbursimit është parë e udhës që të futen ilaçet bazë për të mbuluar sëmundjet kronike, me listën e dytë realizohet mbulimi i gjysmës së shpenzimeve për pacientin edhe për medikamente shumë të shtrenjta, të cilat nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e skemës. Në këtë formë, sipas ISKSH-së, atyre u lehtësohet disi barra për blerjen e tyre në farmaci.
NDRYSHIMET NE LISTEN ME RIMBURSIM
Alternativat e reja te barnave qe jane shtuar ne listen 2008:
Perberesi aktiv Forme-doza Sherbejne per:
1 Mesalazina 500mg tabl 500 mg koliti ulceroz
2 Propafenone Hydrochloride 300 mg tabl 300mg Kardiologji
3 Isosorbide - 5 - mononitrate 20 mg tabl 20mg Kardiologji
4 Dexamet. Sodium Phosphate 0.2%-10 ml. Pika orale x 0,2 %-10 ml alergji, semundje inflamatore
5 Flutamide 250 mg tabl 250 mg kanceri I prostates
6 Mycophenolic Acid 360 mg film coated tabl 360 mg per transplantet
(kunder flakjes se organeve)
7 Mycophenolic Acid 180 mg film coated tabl 180 mg per transplantet
(kunder flakjes se organeve)
8 Natrium valproicum 50mg/ml-100ml flakon 50mg/ml-100ml Epilepsy
9 Magnesium Dipropilacetate 10%-100 ml flakon 10%-100ml Elipesi
10 Formoterol Fumarato sol. for inhal. x 12 mcg pompe *100 inhalacione astme bronkiale
11 Phenitoine 100 mg tab. 100 mg. Epilepsy
12 Interferon beta - 1a 22 mcg(6 MIU) Sol for injec skleroza multiple
13 Interferon beta - 1a 44 mcg(12MIU) Sol for injec skleroza multiple
14 Anastrazole 1 mg 1 mg kanceri I gjirit
15 Glyceryl trinitrate fl. 0.4mg/spray-200 doza angina pektoris (parainfarkt)
16 Valsartan +Amlodipin 160/5 mg tab. 160/5 Hipertension
17 Valsartan +Amlodipin 80/5 mg tab. 80/5 Hipertension
18 Insulin aspart solution 100 UI/ml-3ml pre-filled syr. Diabet
19 Insulin aspart solution 30/70, 100 UI/ml-3ml pre-filled syr. Diabet
20 Insulin detemir solution 100 UI/ml-3ml pre-filled syr. Diabet
21 Insulin glargine solution 100 UI/ml-3ml pre-filled syr. Diabet
Barnat qe hiqen nga lista jane :
1. Sulfadiazinum argenticum 1% - 50 g tub.
2. Betamethasonum Dipropionatum 0.64 mg/g - 20 g tub.
3. Estradiolum Valeratum + Cyproteronum Acetatum (4 + )mg tabl.
4. Hydrocortisonum 100 mg - 5 ml fl.
5. Ipratropium Bromide 0.025% - 20 ml inh. fl.
Barnat qe zevendesojne barnat e mesiperme jane:
1. Sulfadiazinum argenticum 1% - 40 g
2. Betamethasonum Dipropionaturn 0.05% - 20 g
3. Estradiol + Drospironone (1 + 2)mg
4. Methylprednisolone 125 mg
5. Ipratropium Bromide * 200 doza inh.- 10 ml
Hana: Do
insistojmë
për listën
e dytë
"ISKSH do të këmbëngulë për gjetjen e fondeve nga qeveria në mënyrë që lista me bashkëpagesë nga pacientët të bëhet funksionale", u shpreh drejtoresha e ISKSH Elvana Hana. Sipas saj, është e rëndësishme që kjo skemë t'u vijë në ndihmë pacientëve, pasi do t'i lehtësonte ata sidomos për një sërë ilaçesh mjaft të shtrenjta. "Lista e dytë është një listë e hartuar me prioritete, ka barna mjaft të shtrenjta dhe mundëson një zgjedhje më shumë për pacientët. Në këtë listë trajtohen dhe sëmundje që janë të patrajtuara deri tani nga lista e barnave dhe do të jetë një hop mjaft cilësor në trajtimin e pacientëve", tha drejtoresha e ISKSH-së. Ndërsa lista e dytë ka prioritetet, lista e parë e rimbursimit të barnave u hartua pa asnjë të tillë. Për këtë përgjegjësia i bie Ministrisë së Shëndetësisë.
Rritja e pagave, arsimtarët 14%, infermierët e mjekët 15%
Pas vendimi të marrë nga qeveria një javë më parë për rritjen e pensioneve të të gjitha kategorive, nga 1 korriku do të rriten edhe pagat.
ADI SHKEMBI
Kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së edhe rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e administratës, përfshi këtu edhe infermierët dhe arsimtarët. Pas miratimit të buxhetit suplementar, rritje prej 14 për qind do të përfitojnë rreth 43 mijë arsimtarë. "Qeveria vendos për rritjen e rrogave, në përputhje të plotë me programin e saj elektoral të tre viteve më parë. Rrogat e mësuesve rriten me 14 për qind, rritje kjo që mundëson dyfishimin e plotë vitin e ardhshëm për rrogat e rreth 43 mijë arsimtarë në mbarë vendin", theksoi kryeministri Berisha. Por sipas kreut të qeverisë, dyshimi i rrogave të arsimtarëve vitin e ardhshëm, do të sjellë një çrregullim lidhur me rrogat e një pjese të administratës, e cila sipas tij do të rregullohet në të ardhmen. "Kjo rritje krijon një çrregullim të përkohshëm, pasi rrogat e mësuesve me këtë rritje, sidomos me dyfishimin, bëhen të njëjta ose edhe pak më të larta me kategoritë e tjera të punonjësve, që normalisht kanë një diferencë në rroga. Por kjo do të zgjidhet gjatë viteve në vazhdim. Për ne është e rëndësishme të mbajmë premtimin elektoral dhe të dyfishojmë rrogat në vitin 2009", u shpreh më tej kreu i qeverisë. Ndërkohë rreth 12 mijë infermierë dhe 4 mijë mjekë në të gjithë vendin do të përfitojnë një rritje rroge prej 12 për qind, e cila sipas kreut të qeverisë është pjesë e premtimit elektoral për dyfishimin e rrogave të infermierëve deri në fund të këtij mandati qeverisës. Ndërkohë, jashtë rritjes që do të bëhet në një korrik nuk kanë ngelur as punonjësit e administratës. Rritjen më të madhe do ta përfitojnë punonjësit me rroga të ulëta të cilët do të kenë një rritje rroge prej 17 për qind, punonjësit me rroga të mesme me 7 për qind dhe punonjësit me rroga të larta rritje prej 4 për qind, po aq sa edhe deficiti në këto muajt e fundit. "Por edhe pagat e punonjësve të tjerë kanë një rritje. Pagat e ulëta, në përputhje me premtimin, pësojnë rritjen më të madhe, një rritje prej 17 për qind, pagat e larta rriten vetëm me 4 për qind, pasi jemi qeveri e zotuar për të ngushtuar diferencën brezhnieviane nga pagat e trashëguara nga paraardhësit tanë", theksoi kryeministri Berisha. Sipas tij, "ne kemi ndjekur tërësisht linjat e premtimeve tona, në politikën e pagave, politikë kjo që mund të krijojë ndonjë deformim, por nga ana tjetër, duke pasur parasysh aftësinë e jashtëzakonshme të arsimit, bëhet e mundur që të arrihet një sistem i preferuar për ata që diplomohen dhe shkollohen për mësimdhënie. Po kështu ndodh edhe për infermierët, të cilët kanë një punë jashtëzakonisht të vështirë. Ata shpërblehen më njerëzisht për punën e tyre shumë të vështirë". Rritja e pagave, ashtu si edhe rritja e pensioneve një javë më parë, pritet të miratohet në një nga mbledhjet e afërta të qeverisë. Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 100 mijë punonjës të administratës të të gjitha niveleve, si dhe rreth 60 mijë arsimtarë, mjekë dhe infermierë.
Bien investimet, në rrezik rritja e inflacionit
Këtë vit investimet nuk po realizohen sipas parashikimeve të kryera në fillim të vitit. Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet për investime kanë pësuar tkurrje në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por mosrealizimi në kohë i investimeve rrit edhe më shumë rrezikun për rritjen e nivelit të inflacionit në vend. Sipas raportit të BSH-së, gjatë muajve të parë të vitit është konstatuar një suficit buxhetor mbi nivelin e parashikuar. "Grumbullimi i të ardhurave ka ndjekur një tendencë në rritje, ndërkohë që shpenzimet për investime kanë pësuar tkurrje në krahasim me një vit më parë", thuhet në raport. Të ardhurat e mbledhura gjatë tremujorit të parë kanë shënuar një rritje vjetore me rreth 15%, duke tejkaluar njëkohësisht planin e hartuar nga Ministria e Financave, me rreth 2 pikë përqindjeje. Por kjo performancë e kënaqshme e të ardhurave iu atribuohet kryesisht masave të paketës fiskale të vitit 2007. Kontributin kryesor, me rreth 8%, në rritjen e të ardhurave e kanë dhënë të ardhurat nga tvsh-ja, jo vetëm si rezultat i peshës së konsiderueshme që zë tek të ardhurat totale, por edhe si pasojë e zgjerimit të bazës së tatimpaguesve. Tatimi mbi të ardhurat personale ka kontribuar me rreth 5% në rritjen e të ardhurave, pavarësisht peshës së ulët të këtij zëri në totalin e të ardhurave. Kjo ka ardhur si pasojë e zbatimit të politikës së re fiskale, e cila ndryshoi mënyrën e tatimit mbi të ardhurat personale, nga tatim progresiv në tatim të sheshtë. Sipas të dhënave nga raporti i BSH-së, gjatë tremujorit të parë intensiteti i kryerjes së shpenzimeve ka qenë në ritme më të ulëta sesa ai i realizimit të të ardhurave. Shpenzimet e përgjithshme janë rritur me rreth 9% në bazë vjetore, ndërkohë që norma e programuar e rritjes vjetore është 14%. "Ky ritëm rritjeje do të thotë se një tepricë e konsiderueshme e shpenzimeve mbetet për t'u realizuar gjatë tremujorëve në vijim, gjë që mund të përbëjë një rrezik për shtimin e presioneve inflacioniste gjatë kësaj periudhe", theksohet në raport.
Çmimet e ushqimeve do të rriten
Çmimet e ushqimeve rrezikojnë të rriten sërish. Për të parandaluar këtë qeveria duhet të mbështesë zhvillimin e sektorit bujqësor në vend, pasi vetëm prodhimet vendase mund të zbusin këtë krizë botërore çmimesh të ushqimeve. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni vjetor në tremujorin e parë të vitit 2008 ishte disi më i lartë sesa ai në tremujorin e fundit të vitit 2007, duke kaluar nga niveli 3.6% në nivelin 3.7%. Norma e inflacionit kapërceu kufirin e sipërm të intervalit të tolerancës në muajin mars, kur inflacioni regjistroi vlerën 4.6%. Ky nivel u ruajt edhe në muajin prill, kur inflacioni ishte 4.4%. Norma mesatare vjetore e inflacionit në muajin prill ishte 3.2%, duke qenë pranë objektivit pikësor prej 3% të Bankës së Shqipërisë për inflacionin. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2007, norma mesatare e inflacionit ishte rreth 0.6 pikë përqindjeje më e lartë. Shkak për këtë rritje të normës së inflacionit ishte rritja e çmimeve të ushqimeve, si dhe tarifat e reja të energjisë elektrike.