E moshuara masakrohet nga e sëmura
Një e moshuar është masakruar nga një grua tjetër, e cila është person me probleme mendore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Marikaj, ndërkohë që policia ka shoqëruar të sëmurën dhe e ka dërguar në psikiatri. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës bënë të ditur se ngjarja është regjistruar nga Komisariati Nr. 6, ku sipas të dhënave, mesditën e djeshme ka bërë kallëzim Sherife Vath Subashi, 77 vjeçe, lindur dhe banuese në Marikaj të Vorës. Sipas saj, dy ditë më parë, në orën 07.30 të mëngjesit, në fshatin Marikaj është goditur me grushte dhe me gurë në fytyrë, nga Bardha Kuçi, 46 vjeçe, lindur në Mirditë dhe banuese në Marikaj. Policia tha se pas denoncimit ka shoqëruar autoren, e cila është e sëmurë mendore me kartelë invaliditeti. U kryen veprimet procedurale dhe materialet do t‘i kalojnë prokurorisë, në gjendje të lirë për "plagosje të lehtë me dashje".