E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helmohet, piu solucion në vend të ujit

Një banakier ka përfunduar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka konsumuar një sasi solucioni, që e ka ngatërruar me ujë. Ngjarja ka ndodhur dy net më parë në Tiranë, ndërkohë që i riu është dërguar në spital nga stafi i lokalit. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës bënë të ditur se Komisariati nr. 2 është njoftuar rreth orës 19.30, se në Spitalin Qendror Universitar ka shkuar i vetëhelmuar Kledi Qirja, 24 vjeç, lindur dhe banues në Rrugën e Elbasanit Tiranë. Nga të dhënat e mbledhura nga policia rezulton se ai është me punë banakier në tavernën "NETA", në rrugën "Dëshmorët e 4 shkurtit". Sipas policisë, u konstatua se në lokalin ku punon si banakier, ai ka pirë një sasi solucioni për larje xhamash, të cilën e ka ngatërruar me ujë, pasi një sasi të tillë e kishte hedhur në një shishe qelqi me mbishkrimin "brue blu".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›