Kritikoi gjyqtarët, gjobitet

Menaxheri i Chelseas, André Villas-Boas, është gjobitur me 14 mijë euro. Trajneri portugez e ka marrë këtë dënim nga Federata e Futbollit të Anglisë (FA), pas kritikave që ish trajneri i Portos i kishte bërë ndaj gjyqtarit Chris Foy, pas humbjes së Blues nga Queens Park Rangers muajin e kaluar.
Villas Boas ishte ankuar se gjyqtari kishte ndikuar direkt në rezultat në humbjen e ekipit të tij, 1:0 nga QPR. Nën drejtimin e Villas Boas, Chelsea nuk ka treguar rezultate siç ishte pritur në fillim të sezonit.