Koja: "Anëtarët e LSI janë karrigethyer"
16/01/2005 Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i ka cilësuar të larguarit nga Partia Socialiste me emrin "karrigethyer". Ndërsa kryetari i FRESSH-it, Gjergji Koja, tha se të larguarve u ka ngecur në fyt torta që kanë ngrënë në përvjetoret e këtij forumi. Duke replikuar në distancë me Metën, kreu i Qeverisë shqiptare është mbrojtur ndaj akuzave si "kryetar i të korruptuarve". Sipas Kryeministrit, "Fatos Nano nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë Kryetari dhe Kryeministri i hajdutëve. Unë jam Kryeministër i votuar për t’i shërbyer 3 milionë shqiptarëve". Në përvjetorin e FRESSH-it, Nano i ka etiketuar anëtarët e LSI-së, si "disa hajdutë që kanë ikur vetë nga radhët tona, disa të tjerë i kemi hequr ne, duke i çuar deri në ndjekje penale, apo duke u dhënë dënime administrative. Por ka ende nga ata që kanë mundur të na fshihen, por do t'i zbulojmë dhe ndëshkojmë politikisht dhe ligjërisht, mbi bazë faktesh dhe jo thashethemesh". Akuzat për korrupsion në adresë të mazhorancës qeverisëse, të cilat janë hedhur kohët e fundit nga Meta, kreu i PS-së i ka cilësuar në një farë mase shqetësuese për mentalitetin socialist. Sipas tij, "midis nesh kanë nisur ta kenë shumë kollaj të besojnë shpifjet e ndyra të opozitës kundër nesh si forcë politike, veçanërisht ato për korrupsionin. Prandaj dëgjohen të thuhen edhe andej- këtej në gjirin e socialisteve se nuk ka ç'u bën Berisha, por ata hanë vetveten".
Koja
Ndërsa në festimet e forumit eurosocialist, kryetari i këtij forumi Gjergji Koja ka sulmuar me tone të ashpra ish-drejtuesit e FRESH-it, të cilët tashmë drejtojnë LSI-në. Sipas Kojës, "FRESH-i ka mbijetuar, sepse nuk afron të rinj në këmbim të vizave shengen, apo të të drejtave të studimit". Gjithashtu Koja ka shprehur angazhimin e forumit që drejton dhe të të gjithë socialistëve për të mos lejuar "hyrjen e Shqipërisë në regres fatal, për shkak të mbeturinave toksike politike të djathta, apo të ashtuquajtura të majta". Integrimi i vendit në Evropë nuk mund të humbet, sipas Kojës, "nga hakmarrësit, të cilët janë nostalgjikët e piramidave dhe të skenarëve Gjeorgjan apo Ukrainas". Duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me PS-në në këtë prag zgjedhjesh, eurosocialistët do t'i ofrojnë PS-së, sipas Kojës, "potenciale të mirëfillta politike-rinore, për të zgjeruar frymëmarrjen politike të PS-së dhe për të rritur besueshmërinë e saj në elektorat".