E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përplas makina, vdes 21-vjeçari

 

Fier-Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 21-vjeçari në qytetin e Fierit.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të së premtes, në vendin e quajtur “Fabrika e Tullave”,rreth 1 kilometër larg qytetit. Sipas policisë rrugore të Fierit, i riu,Marius Krasniqi, banues në Fermë Çlirimi të këtij qyteti është përplasur nga një makinë, e cila e ka lënë të vdekur në vend. Mësohet se 21-vjeçari ka qenë duke ecur në këmbë për të shkuar në shtëpinë e tij. Madje, në çastin e aksidentit ka qenë pak metra larg shtëpisë. “I riu është aksidentuar nga një mjet tip benz që drejtohej nga shtetasi FatmirLushkaj”- thanë burimet policore, duke shtuar se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos zbatimit të rregullave të qarkullimit në rrugë të drejtuesit të mjetit. Pak pas ngjarjes, ai u ndalua nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›