E pëson biznesi vendas
Prodhuesit shqiptarë të librit e shohin si kërcënim premtimin e qeverisë lidhur me heqjen e TVSH-së për librat e importit. Sipas tyre, vendimi që pritet të miratohet në parlament pas pak ditësh dhe i kontestuar mjaft herë nga opozita, është diskriminues për biznesin vendas dhe bie ndesh me premtimet qeveritare për ulje të barrës fiskale. Njëri prej prodhuesve më të mëdhenj në vend, i cili preferon të mbetet anonim, pohon për gazetën se favorizimi që po i bëhet importit është njëlloj sikur të rritej barra fiskale për prodhuesit vendas. Sipas tij, ka forma të ndryshme, nëpërmjet së cilave qeveria duhet ta ndihmojë prodhuesin vendas të librit, duke u nisur pikësëpari, nga krijimi i kushteve lehtësuese lidhur me taksat doganore për mallrat e importit. Importuesit mbështesin vendiminImportuesit e librit të huaj janë pro një vendimi të tillë dhe e shohin si një ndihmë me vlerë vendimin e qeverisë për heqjen e TVSH-së. Ata pohojnë se në rast realizimi të këtij ligji, atëherë çmimi i librit të huaj në tregun tonë do të bjerë ndjeshëm dhe kjo do të sjellë zhvillim të mëtejshëm të kulturës evropiane në Shqipëri. “Nëse projektligji arrin të miratohet në parlament dhe për librat apo revistat e importuara të mos paguhet TVSH-ja, atëherë çmimi në treg do të ulet, duke rritur kështu shitjet dhe duke qenë më pranë lexuesve”, pohon për “Korrierin” Stefan Bega, importues dhe njëkohësisht eksportues i librave dhe i revistave.Eksportuesit e libritTë njëjtin qëndrim me prodhuesit e librave mbajnë edhe eksportuesit, të cilët shprehen, se “sikurse krijohen kushte lehtësuese duke ulur barrën fiskale për importuesit, ashtu edhe ne duhet të na mbështesë qeveria, pasi jemi ajo pjesë e biznesit që çon jashtë kufijve kulturën shqiptare”. Sipas tyre, duhet të lehtësohen procedurat doganore, si dhe të mos kërkohet llogari e rreptë mbi deklarimet doganore për eksportet, sikurse është libri.ProjektligjiNë projektligjin e ri është menduar që investitorëve t’iu jepet më shumë kohë për të shlyer detyrimet e prapamendura të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, duke e çuar atë në dy vjet. Por projektligji përkrah edhe ata persona të cilët tregtojnë revista apo gazeta të huaja, pasi përjashtohen nga TVSH-ja, sikurse edhe të gjitha OJF-të.