Rusët kërkojnë ndihmë: Ndaloni piratët e kromit
BULQIZË - Duket se edhe policia ka frikë nga konflikti që sa vjen e shtohet në Kolumbinë shqiptare, ku lufta që bëhet mes të licencuarve dhe të palicencuarve e ka emrin “zaptim i mineralit të kromit”. Nuk kanë munguar edhe përleshjet me armë për atë që pak kohë më parë Sindikata e Minatorëve e cilësoi “kromi si droga”, e megjithatë pakkush ka guximin të hapë gojën për të denoncuar individë me emra. Drejtuesit e firmës ruso-austriake që menaxhojnë minierën kryesore në rrethin e Bulqizës kanë denoncuar pak ditë më parë vjedhjen e kromit të tyre nga ana e firmave pirate. Janë specialistët dhe drejtuesit e minierës, ata që kanë bërë të ditur faktin se disa firma, madje edhe të palicencuara, kanë hyrë në territorin e minierës ruso-austriake dhe vazhdojnë të shfrytëzojnë padrejtësisht galeritë e firmës koncesionare. Burime të sigurta informacioni sqarojnë se për skandalin në fjalë është në dijeni i gjithë stafi drejtues i minierës. Letra dhe ankesa të shumta u janë drejtuar strukturave të specializuara të shtetit dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme e policisë, organit të akuzës dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës. “Firma që nuk disponojnë as licencë shtetërore për shfrytëzimin e mineralit të kromit vazhdojnë të gërmojnë në territorin e nëndheshëm të minierës, madje duke grabitur mineralin që nuk iu përket atyre”, sqaruan inxhinierë ruso-austriakë të minierës. Deklaratat e drejtuesve të këshillit sindikal, se “me kromin po abuzohet”, kanë ngjallur frikë e panik tek drejtuesit e minierës, ndaj askush nuk guxon të përmendë emra firmash apo individësh që vjedhin mineralin e nxjerrë nga minatorët e Bulqizës. Burime të rezervuara shkojnë më tej, kur thonë se persona të caktuar nuk kanë hezituar të vënë në përdorim edhe armët e zjarrit për arritjen e qëllimit të tyre, pra vjedhjen e kromit. “Kemi informuar policinë lokale për rastet e konfrontimit të minatorëve të firmave private me minatorët e firmës ruso-austriake”, pohuan drejtues të minierës, të cilët shumë vonë kanë kuptuar se kjo vjedhje ka krijuar shqetësime serioze për minatorët që e kanë pikasur me kohë grabitjen e mineralit. Ndërkohë, jo pak probleme janë krijuar në lëvizjen sindikaliste të minierës koncesionare. Shumica e punëtorëve janë të revoltuar, sepse drejtuesit aktualë të këshillit sindikal e kanë ndalur hovin e lëvizjes sindikaliste dhe ata dyshojnë se drejtuesit janë bërë palë me drejtuesit e minierës dhe kjo sipas tyre, ka rënduar në mundin dhe djersën e minatorëve që rropaten çdo ditë në thellësitë e nëntokës. Burime jozyrtare thonë se ditët e fundit drejtuesit e minierës u kanë kërkuar strukturave të specializuara të shtetit të zbardhin të vërtetën e vjedhjes së kromit në galeritë e minierës që u është besuar ruso-austriakëve dhe të ndëshkojë personat përgjegjës. Konflikti për kromin ka shënuar dhjetëra të vdekur në qytetin e Bulqizës, gjatë përleshjeve për zonat e influencës. Po kështu, gra dhe të mitur punojnë çdo ditë në stoqet e kromit, duke mbledhur mineralin që e shesin për pak gjë tek privatët. Kjo veprimtari ka çuar në humbjen e jetës shumë prej këtyre punëtorëve, të cilët janë zënë në “kurth” nga gropat e kromit, duke