E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka prezanton Marie Dobrën, kandidate në njësinë Nr .4

PDK është e vendosur për rimëkëmbjen sociale të qytetarëve shqiptarë. Theksin në këtë drejtim kryetari Demokristian Ndoka e ka vënë edhe gjatë prezantimit të kryetares së Forumit të Gruas, e cila është dhe kandidate e njësisë Nr. 4, Marie Dobra. Gjatë fjalës së tij, Ndoka u tha të pranishmeve se emrat dhe kandidaturat, që PDK ka prezantuar për qarkun e Tiranës, janë artificiale, dhe numra rendor, vetëm se i kërkon ligji, por një zë i fuqishëm në qeverisjen e nesërme. Tirana më shumë se çdo qytet tjetër në vend është kthyer në qendrën e pabarazisë sociale ku dallojnë qartazi politikat e mbrapshta të qeverisë dhe të bashkisë. Ne nuk vijmë para jush duke sharë. Ne vijmë para jush duke drejtuar gishtin mbi ata të cilët janë përgjegjësit e kësaj masakre sociale në kryeqytet, që janë PD dhe PS . Ne ofrojmë për ju zgjidhje konkrete me një paketë qeverisëse plotësisht të realizueshme dhe mjaft sociale, u shpreh Ndoka. Në dallim nga forcat e tjera politike në vend PDK, ka ofruar për zgjedhësit një pakte konkrete, e cila do të mundësojë përmirësimin e jetesës sociale të qytetarëve duke vënë në plan të parë çiftet e reja, arsimin, kujdesin ndaj studentëve, si dhe përmirësimin konkret të strehimit. Më tej gjatë fjalës së tij, Ndoka informoi të pranishmit se pika e parë e vendimeve të PDK-së, në parlament dhe në qeverisje do të jetë vendimi që 30% e banesave sociale, që do të ndërtohen tu jepen çifteve të reja me një fëmijë, në mënyrë që ato të kenë shansin të nisin një jetë normale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›