E Shtunë, 31 Tetor 2026

“E premtja e filmit spanjoll” në shkollën e filmit “Marubi”



Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobio dhe drejtori i Shkollës së Filmit e Multimedias “Marubi”, Kujtim Çashku, do të inaugurojnë sot në sallën e kinemasë së shkollës “Marubi” ciklin “E premtja e kinemasë spanjolle”, që është dhe aktiviteti i parë kulturor i kësaj ambasade për vitin e ri. Kjo iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Spanjës dhe shkollës së filmit “Marubi”
zë fill nga ideja për t’i përcjellë publikut shqiptar një përzgjedhje të filmave më të mirë spanjollë nëpërmjet cikleve tematike. Është filluar me shfaqjen e veprave të para të
regjisorëve të rinj, tashmë të konsoliduar si “Intacto” i Juan Carlos Fresnadillo dhe “Orët e ditës” i Jaime Rosales, filma që janë paraqitur për publikun, “Lopët” i Julio Medem, film që do të shfaqet sot, si dhe “El Bola” i Achero Mañas, film i programuar për datën 13 shkurt. Prezantimi i kësaj iniciative do të bëhet me filmin “LOPET” duke qenë se është një titull domethënës për Julio Medem, një prej regjisorëve spanjollë me shfaqje më të madhe ndërkombëtare. Ky film është shfaqur për herë të parë në vitin 1992 me një debutim surprizues dhe origjinal, falë të cilit ky prodhim kinematografik fitoi disa çmime si dhe admirimin e një pjese të mirë të kritikës. Njëkohësisht, regjisori pasqyron universin fillestar filmik, të cilin do ta zhvillojë më vonë në filma të tjerë si “Tokë”, “Dashnorët e rrethit polar”,
“Luçia dhe Seksi” dhe “Ana Kaotike”. Ciklet e tjera të parashikuara për këtë programacion janë filmat e Carlos Saura, “Kinemaja Sociale”, filma me metrazh të shkurtër, komedi dhe cikli i realizuesve katalanë.

6 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›