Vjedh një shtëpi, kapet nga policia
Berat – Policia e Beratit ka mundur të arrestojë në flagrancë shtetasin Arben Muskonja, banues i Lagjes Nr. 3 të këtij qyteti. Ai rezulton i dënuar edhe më parë për veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit. Arrestimi i tij u bë pasi ka tentuar të vjedhë banesën e një shtetaseje në fshatin Plasë të Korçës. U kryen veprimet procedurale për veprën penale të “Vjedhjes së mbetur në tentativë”. Materialet do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Gjendet i vetëvarur një 32-vjeçar, vuante nga sëmundje mendore
Tropojë - Një 32-vjeçar, nga një fshat i Rrethit të Tropojës, është gjetur i vetëvarur mëngjesin e djeshëm në banesën e tij nga vetë familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Burime zyrtare të policisë lokale thanë për gazetën se dje në mëngjes është gjetur i vetëvarur në banesën e tij shtetasi Kujtim Cuka, 32 vjeç, nga fshati Degë i Rrethit të Tropojës, rreth 18 km larg qytetit të Bajram Currit. Grupi hetimor, që shkoi menjëherë në vendngjarje, pas pyetjes së familjarëve të viktimës ka konstatuar se ai vuante nga sëmundje mendore. Mësohet se Cuka disa vite më parë ka qenë i shtruar edhe në spital për çrregullime mendore.
6 Shkurt 2009